Telegrafi

Disa muaj pasi ishte zhdukur nga një park lojërash në Washington, gjendet rrëshqitësja – e habitshme se ku e gjeti policia

Gjatë muajit të fundit të vitit 2020, një rrëshqitëse nga një shesh lojërash publike në shtetin Uashington u zhduk në mënyrë misterioze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rrëshqitëse, të cilën policia lokale më në fund arriti ta gjente.

Por çfarë bie në sy është fakti se “hajni” e kishte vendosur atë në një vend jo të zakonshëm.

Rrëshqitësja u gjet e montuar në një shtrat në dhomën e gjumit të një fëmije.

Departamenti i Policisë në Pasco postoi në lidhje me incidentin në Facebook, ku shkruajti se rrëshqitësja ishte zhdukur në dhjetor nga një park i qytetit në Tierra Vida.

Me sa duket, një detektiv po kontrollonte pronën për pjesët e një makine që ishte humbur kur ata bënë zbulimin.

Detektiva Julie Lee ishte duke ekzekutuar një urdhër kërkimi në një shtëpi dhe hyri në dhomën e gjumit ku pa rrëshqitësen e montuar në shtratin e një fëmije.

Ajo me sa duket kujtoi rrëshqitësen e sheshit të lojërave që mungonte dhe kontaktoi përfaqësuesit e parkut për ta marrë atë. /Telegrafi/

THE RETURN OF THE STOLEN SLIDE! Do you remember back in mid-December when we reported the theft of playground equipment…

Posted by Pasco Police on Tuesday, March 9, 2021