Të gjithë punonjësit të paktën një herë gjatë jetës së tyre profesionale do të përballen me një shef/e aq të vështirë sa shkon deri në arrogancë. Edhe pse të punuarit me të është shumë e vështirë heqja dorë nuk është gjithmonë zgjidhja.
Prandaj, më poshtë ua sjellim disa mënyra sesi t’ia dilni me një shef të tillë, duke mbetur profesionistë:
Përcaktoni motivimet e shefit tuaj
Përpjekja për ta përcaktuar se përse shefi juaj vepron ashtu, mund t’ju ndihmojë që ta përcaktoni nëse ai vepron keq me qëllim, apo thjesht merret me punë me shumë presion. Nëse është kjo e fundit, mund t’i thoni shefit që kjo po ndikon në jetën tuaj të punës. Nëse do të arrini që ta kuptoni se pse shefi juaj sillet ashtu do ta keni më të lehtë që ta gjeni një rrugëdalje nga ajo situatë.
Merrni përgjegjësi kur është e nevojshme
Ndonjëherë një marrëdhënie me shefin mund të jetë sfiduese për shkak të sjelljeve të të dy individëve. Është shumë e lehtë që ta fajësoni shefin për sjelljen e tij të keqe, por është më e rëndësishme që ta vlerësoni rolin tuaj në atë marrëdhënie dhe të arrini të merrni përgjegjësi në natyrën sfiduese të marrëdhënies kur është e nevojshme. A jeni ata të cilët po e përkeqësoni këtë marrëdhënie? Punoni që ta ndryshoni atë!
Zgjidhni fjalët tuaja me kujdes
Edhe pse shprehja e ndershmërisë dhe të qenit i hapur në vendin e punës është e rëndësishme, është gjithashtu e rëndësishme të qëndroni me takt dhe t’i zgjidhni fjalët kur bashkëveproni me një mbikëqyrës të vështirë. Të thuash një gjë të gabuar në një kohë të gabuar, të jesh i parespektueshëm, kjo vetëm e rritë tensionin midis jush dhe menaxherit tuaj. Një mënyrë për të siguruar që jeni duke folur me shefin në një mënyrë profesionale dhe efikase është të siguroheni që po qëndroni të orientuar drejt rezultateve në bisedat tuaja. Kjo do të thotë që, në vend që të përqendroheni në personalitetin e tyre ose problemet në marrëdhënien tuaj, ju duhet të përqëndroheni në bisedën për punën ose tema të tjera që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj përfundimtar.
Tregoni ndjeshmëri
Sado sfiduese mund të jetë kjo situatë, vendoseni veten në vendin e shefit tuaj për ta kuptuar më mirë se nëpër çfarë po kalon ky person. Shefi juaj mund të duhet të merret me drejtuesit e organizatës. Ata mund të jenë duke kaluar një kohë sfiduese po ashtu. Të gjitha këto gjëra mund të ndikojnë në sjelljen e atij. Këto gjëra mund t’ju ndihmojnë të pranoni më mirë dhe të përballeni me situata sfiduese pasi ta kuptoni që nuk jeni ju problemi, shkruan KP.
Mos flisni për shefin me bashkëpunëtorët
Biseda me dikë rreth marrëdhënies tuaj të vështirë me shefin, do të tingëllojë si shfryrje e pakënaqësisë. Sado që po ju duket që ajo po ju ndihmopn është më mirë që të përmbaheni. Kjo do ta inkurojajojë edhe më tej negativitetin në kompani. Në vend të kësaj, provoni të flisni me një mik ose anëtar të familjes së besuar, mendimin e të cilit ju e respektoni!
Parashikoni pritjet
Ndani kohë për t’u njohur me zakonet, kërkesat dhe pritjet e shefit! Duke vepruar kështu, mund të parashikoni kërkesat e tij dhe të shmangni përkeqësimin e çdo tensioni në marrëdhënien tuaj. Më shumë se kaq, nëse shefi juaj sheh që nuk keni nevojë të mikromenaxhoheni, ai mund t’ju ofrojnë më shumë liri duke iu kontrollouar më pak. Për shembull, nëse shefi juaj dëshiron azhurnime për klientët deri në mesditë, mos prisni derisa ai t’ju pyet përsëri për to! Dërgojini brenda sa më shpejt që të mundeni me informacion të hollësishëm! Tejkalimi i pritjeve të mbikëqyrësit tuaj mund t’i tregojë atij se i respektoni kërkesat dhe e merrni seriozisht punën tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pastroni dyshekët me ndihmën e një kapaku të tenxheres

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës