Shumë persona e zotërojnë artin e të dukurit me vetëbesim, por a janë ata me të vërtetë të tillë, apo vetëm arrijnë ta stimulojnë këtë anë? Vetëbesimi i tillë ka të bëjë me përdorimin e qëndrimin dhe gjuhën e trupit.
Nocionin “vetëbesim i rrejshëm” e popullarizoi profesori i Harvardit, Amy Cuddy. Sipas tij, duke u bërë sikur keni vetëbesim, mund ta bëni veten të ndiheni më të fortë dhe të fuqishëm, transmeton KosovaPress artikullin e Akademi Pune.
Mirëpo, një studim nga Universiteti i Standfordit ka gjetur se, është e vështirë që të fshihen ndjenjat e vërteta. Personat që u morën për studim, që t’i fshehin emocionet e tyre, raportuan që ndiheshin të sëmurë, të hutuar dhe të preokupuar me emocionet. E gjithë kjo u vërtetua nga rritje e vazhdueshme e presionit të gjakut. Por, rritje të presionit të gjakut pati edhe tek ata që po i dëgjonin subjektet e përzgjedhura. Pra, stresi i shtypjes nuk ishte vetëm i dukshëm, ishte edhe ngjitës.
Pra, çfarë duhet që të bëhet në raste të tilla, kur persona të caktuar mbajnë intervista, ose ndonjë takim të rëndësishëm të punës? Si duhet të veproni për të nxitur vetëbesim?
Bëni kontakt të syve
Mënyra e parë për të nxitur vetëbesim është ta përdorni fuqinë e syve. Më shumë se 70% e receptorëve shqisorë janë në sytë tanë. Sytë i dominojnë të gjitha shqisat, ata janë më të fuqishëm se të gjitha shqisat të bëhen së bashku. Kështu që, kur i shikoni njerëzit në sy, do të krijoni domosdoshmërisht lidhje.
Nëse jeni në takim me shefin tuaj, shikoni në sy kohë pas kohe. Apo edhe nëse jeni në takim me kolegët krijoni kontakt të syve me secilin prej anëtarëve në atë zyre! Ky kontroll i dhomës do t’ju japë aurën e një personi shumë me vetëbesim.
Mos bëni lëvizje
Nëse bëni vazhdimisht dhe shumë lëvizje, ka të ngjarë që të tregoni konfuzion, nervozë mungesë të përgatitjes. Kështu që, shmangni lëvizjet e kokës, ose shenja që jeni duke menduar, lëvizje të këmbëve ose shenja të tjera nervoze. Po ashtu shmangni prekjen e vetes dhe shenjat si rregullimi i flokëve! Duke i kontrolluar lëvizjet do të jepni ndjenjën e vetëbesimit te audienca.

Ngadalësoni
Një mënyrë tjetër për të treguar vetëbesim është që të flisni ngadalë mjaftueshëm atë që flisni. Njerëzit zakonisht kanë tendencë që të nguten kur janë nervozë dhe ngutja tregon që jeni duke u ndier jo rehat, prandaj kjo ndjenjë përcillet edhe te dëgjuesit. Kur ngadalësoni mjaftueshëm, atëherë tregon që po i jepni shumë rëndësi ideve që keni dhe atyre që po thoni, kështu që edhe dëgjuesit do t’i vlerësojnë ato.
Janë dy mënyra të ngadalësimit
Lini hapësirë të mjaftueshme në mes të fjalëve.
Krijoni pauza kur flisni.
Kjo i bën dëgjuesit që t’i absorbojnë të gjitha përgjigjet dhe idetë që i jepni.
Rregulloni zërin tuaj
Një mënyrë tjetër për të dhënë përshtypje të vetëbesimit është që të flisni me zë më të shtruar. Ky ton i zërit ju bën që të dukeni më të fortë dhe më udhëheqës, edhe në qoftëse mund të jeni duke u ndjerë të pasigurt.
Artikuloni fjalët
Shqiptimi i fjalëve është po aq i rëndësishëm për vetëbesim sa edhe çdo pikë tjetër. Të gjithë kemi dëgjuar folës të cilët i mjegullojnë fjalët. Ju do të tingëlloni më me vetëbesim nëse i thoni fjalët mirë dhe u jepni atyre energji. Edhe dëgjuesit do ta kuptojnë çdo fjalë.
Sekreti i artikulimit të mire, është të mos e lejoni që energjia të bjerë në fund të fjalës ose në fund të fjalisë!
Vishuni në atë mënyrë që ju bën të ndjeheni mirë
Veshja është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, në mënyrën sesi do ta shfaqni veten përpara të tjerëve. Kujdes se cilat veshje i zgjidhni për veten! Mund të jetë veshja më e bukur dhe më profesionale, por në qoftë se nuk do të ndiheni mirë në të, nuk do të jepni përshtypjen më të mirë te dëgjuesit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës