Disa këshilla si ta pastroni vet dyshekun e krevatit
![Disa këshilla si ta pastroni vet dyshekun e krevatit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/dyshek-780x439.jpg)
Pastrimin e dyshekëve dhe shtretërve shpesh ua besojmë ekspertëve, por me disa këshilla mund t’i heqim njollat në mënyrë efektive dhe të rifreskojmë vendin ku zakonisht kalojmë gjashtë deri në tetë orë çdo natë.
Gjatë gjumit – pluhuri, qelizat e vdekura të lëkurës, djersa dhe yndyra trupore – mund të depërtojnë në dyshek, gjë që mund të shkaktojë njolla të verdha, por edhe një erë të pakëndshme.
Gjithashtu, ky ambient mund të jetë magnet për merimangat dhe nëse keni alergji apo jo, do të ishte mirë t’i jepni dyshekut freskim të rregullt, të cilin mund ta bëni në disa mënyra të thjeshta.
Eliminoni pluhurin
Mënyra më e lehtë për të hequr pluhurin është përmes fshesës së rrymës duke e mbuluar me një material tekstili. Është mirë ta bëni këtë çdo disa muaj ose më shpesh nëse dikush në familje vuan nga alergjia.
Shtypni pastruesin e fshesës fort mbi pëlhurë për të tërhequr pluhurin nën sipërfaqe. Pastaj përdorni shtojca të ndryshme të fshesës me korrent për të mbledhur pluhurin në skaje.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/dyshel4.jpg)
Përdorni avull
Nëse keni një hekur me avull, kaloni dyshekun në mënyrë që hapja nga e cila del avulli të mbahet sa më afër pëlhurës. Depërtimi i avullit do t’i vrasë merimangat që fshihen pranë sipërfaqes. Sërish thithni dyshekun me vakum për t’i hequr ato.
Hiqni njollat
Nëse kafshët shtëpiake flenë me ju ose u pëlqen të hanë në shtrat, ka shumë të ngjarë që dysheku juaj të ketë njolla. Mënyra më e lehtë për t’i hequr ato është një pastrues qilimash dhe tapicerish, i formuluar për të hequr njollat , si dhe një eliminues i aromave.
Për ta përdorur, spërkatni lehtë njollën ose leckën dhe lagni njollën duke punuar nga buza e jashtme drejt qendrës për të mos u përhapur. Kur njolla të zhduket, mbuloni zonën me një leckë të lagur për ta shpërlarë dhe për të hequr çdo gjurmë të detergjentit.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/dyshke.jpg)
Si t’i hiqni njollat e verdha
Njollat e verdha në dyshekun tuaj janë ndoshta rezultat i një akumulimi djerse dhe yndyre nga trupi. Megjithëse është e vështirë ta pastrosh gjithë sipërfaqen me ujë (dhe nuk mund ta lagësh kurrë plotësisht), mund të provosh ta zbardhësh me një përzierje prej 50/50 (nga një filxhan) peroksid hidrogjeni dhe ujë të ngrohtë, plus 1/4 lugë çaji me lëng të butë për larjen e enëve.
Hidhni tretësirën në një shishe spërkatëse dhe spërkatni sipërfaqen e dyshekut. Shtypeni atë në pëlhurë me një furçë të butë ose peshqir dhe lëreni të qëndrojë rreth 30 minuta.
Shpërlajeni dyshekun përsëri me një leckë dhe ujë të pastër, fërkojeni mirë për t’i hequr të gjitha gjurmët e detergjentit dhe lëreni të thahet plotësisht në ajër. Për njollat rezistuese, përsëritni ose shtoni pak më shumë peroksid hidrogjeni në tretësirë.
Nëse vëreni aroma të mbetura, një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të freskuar dyshekun tuaj është duke përdorur një dezinfektues në formë spërkatësi.
Mënyra më e mirë për ta mbajtur dyshekun të bardhë dhe pa njolla është duke e mbuluar me një mbulesë që lani rregullisht. Për ata që kanë alergji, mbulesa është një nga mënyrat më të rëndësishme për të parandaluar akumulimin e pluhurit, polenit, merimangave dhe alergjenëve të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4534-1448251979-gettyimages-4564-1-780x439.jpg)
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron
![Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/98634_shutterstock-2472-780x439.jpg)
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
![Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Who-Are-The-Most-Jealous-Zodiac-Signs-In-Astrology-1-780x439.jpg)
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!
![Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/debate-780x439.png)
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
![Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/671a29437e9e9d521c5-780x439.jpg)
Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi
![10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/10/785-0-5dade13d44872-780x439.jpg)
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë