LAJMI I FUNDIT:

Disa fshatra të Prishtinës dhe Graçanicës pa ujë tash e disa ditë

Disa fshatra të Prishtinës dhe Graçanicës pa ujë tash e disa ditë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se tash e disa ditë janë pa ujë të pijes fshatrat Kishnicë, gjysma e fshatit Badoc, Shushicë, Shashkovc dhe një pjesë e vogël e Graçanicës.

Sipas njoftimit, që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit janë duke punuar në realizimin e ndërtimit të linjës së re, gypit me gjatësi prej 130 metra, pasi që sanimi i tij ka qenë i parealizueshëm për shkak të dëmtimit të shpeshtë si pasojë faktorit njeri.

“Hedhja pa kontroll e materialeve inerte deri në 10 metra ngarkesë sipër gypit, dhe kjo si pasojë e neglizhencës së organeve lokale hedhja e materialeve është bërë pa kontroll. Pavarësisht se kishim këtë projekt të planifikuar, dëmtimet e shpeshta na detyruan që, dy muaj më herët të dalim me ekipet tona për të sanuar gjendjen aty. Këto zona janë pa ujë qe disa ditë, deri në ndërtimin e kësaj linje të re, e cila do u mundësojë furnizim me ujë pa probleme infrastrukturore, zonave të lartcekura. Pra, çdo investim në infrastrukturë realizohet për shërbime më të mira për konsumatorët tanë, por deri në realizimin përfundimtar ne detyrohemi të ndërpremë furnizimin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori