I pyetur se cili do të ishte profesioni i tij jashtë futbollit, asokohe trajneri i Newcastle, Sir Bobby Robson tha: “Do ta jepja dorën time të djathtë për të qenë pianist”.
Teksa përgatitej të mbronte titullin në peshat e rënda ndaj Evander Holyfieldit, Lennox Lewis u shpreh: “Jam i padiskutueshëm, dhe kjo as që mund të diskutohet”.
“Ai nuk mund të godasë me këmbën e majtë, ai nuk mund të godasë me kokë, ai nuk di të driblojë dhe nuk shënon shumë gola. Veç këtyre, gjithçka është në rregull me të”, ka thënë George Best për David Beckhamin.
“E dua zemrën tënde. Dua t’i ha fëmijët e tu. Dua t’ia nxjerr zemrën dhe ta ushqej me të”, është shprehur Mike Tyson në dëm të Lennox Lewisit, pasi mposhti Lou Savaresen.
“Marihuana ndoshta u ka ndihmuar që të qetësohen. Madje edhe huliganët u kënaqën me lojën”, tha zëdhënësi i policisë holandeze duke përshkruar sjelljen e mirë të tifozëve anglezë gjatë ndeshjes kundër Portugalisë në Euro 2000.
“Nuk kam luajtur shumë ndeshje për Middlesbroughun gjatë fundit të sezonit- ose në fillim ose në mes”, tha Paul Gascoigne pas transferimit nga Middlesbrough tek Everton.
“Nuk më pëlqen veriu. Atje gjithmonë bie shi. Është shumë ftohtë dhe nuk më pëlqejnë ato shtëpi të vogla”, tha asokohe (2001) sulmuesi i West Hamit, Frederic Kanoute, për të treguar arsyen pse preferonte të luajë për ndonjë skuadër në jug të Anglisë.
“Kush fitoi?”, bërtiti Lennox Lewis pasi u nokautua nga Hasim Rahman (2001), me ç’rast humbi titullin.
“Unë vrapoj si limon, ndërsa limonët nuk vrapojnë”, tha vrapuesi britanik Daniel Caines, pas paraqitjes së dobët në Sevilla.
“Ndoshta jam më i vjetër se Rubens, por asnjëherë nuk do të jem aq i shëmtuar”, ishin fjalët e Eddie Irvine ndaj Rubens Barrichellos, pasi që ky i fundit e kishte quajtur ‘plak’, sepse nuk ia kishte liruar rrugën, gjatë garës për Çmimin e Madh të San Marinos (2002).
“Jam i sigurt se seksi nuk do të ishte po kaq shpërblyes sa Kupa e Botës. Jo që seksi nuk është i mirë, por Kampionati Botëror është çdo katër vite, ndërsa seksi nuk është”, u shpreh Ronaldo ‘origjinal’, pasi i ndihmoi Brazilit me dy golat e tij në finalen e Botërorit 2002.
“Ai është Unitedi- nëse e preni atij do t’i rrjedhë gjak i kuq”, ishte mendimi i Alan Brazil për Sir Alex Ferguson.
“Pse je gjithmonë në të kuqe, a është e kuqja ngjyra jote e preferuar”, e pyeti një gazetar lokal asokohe pilotin e Ferrarit, Michael Schumacher, para fillimit të garës për Çmimin e Madh të Kinës (2004). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Guardiola i ka kërkuar hierarkisë së Man Cityt transferimin e top yllit të Barcelonës
Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij
McGregor ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën: The Notorious bëhet pjesë e sportit më brutal në botë
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A
Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Real Madridi ka piketuar yllin e Liverpoolit si objektiv për ta përforcuar mbrojtjen
Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë