Diplomatët e lartë nga SHBA, Turqia, BE dhe vendet arabe janë takuar në Jordani për bisedime mbi Sirinë, ndërsa fuqitë rajonale dhe globale përpiqen për ndikim mbi cilëndo qeveri që zëvendëson presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad.
Bëhet e ditur se administrata e presidentit amerikan në largim Joe Biden ka filluar të angazhohet me grupet rebele fitimtare, duke përfshirë Hayat Tahrir al-Sham (HTS).
Biden dërgoi Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në rajon këtë javë për të kërkuar mbështetje për parimet që Uashingtoni shpreson se do të udhëheqin tranzicionin politik të Sirisë, siç është respekti për pakicat.
Ndërkohë fqinji verior i Sirisë, Turqia ka mbështetur prej vitesh forcat opozitare siriane që synojnë të rrëzojnë Assadin dhe është gati të luajë një rol me ndikim në Damask.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan njoftoi se ambasada e vendit të tij në kryeqytetin sirian do të rifillojë punën të shtunën.
Ndërkohë Jordania po priste mbledhjen në Akaba, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Blinken, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pederson dhe shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, Fidan dhe ministrat e Jashtëm nga Jordania, Arabia Saudite, Iraku, Libani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Katari u takuan për të diskutuar.
Siç raportohet, në tavolinë nuk kishte asnjë përfaqësues sirian.
Diplomatët arabë u takuan më parë dhe lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje për një tranzicion politik paqësor dhe gjithëpërfshirës që çon drejt zgjedhjeve dhe një kushtetute të re për Sirinë.
Ministrat thanë se ishin të përkushtuar për të luftuar terrorizmin, të cilin ata e quajtën një kërcënim për sigurinë në Siri, rajon dhe botë.
Ndryshe, Turqia dhe SHBA-ja, të dyja anëtare të NATO-s, kanë interesa konfliktuale kur bëhet fjalë për disa prej rebelëve.
Rebelët e mbështetur nga Turqia në Sirinë veriore janë përleshur me Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët.
SDF, e cila kontrollon disa nga fushat më të mëdha të naftës në Siri, është aleati kryesor në një koalicion të SHBA-së kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Ai drejtohet nga milicia YPG, një grup që Ankaraja e sheh si një zgjatim i militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) që kanë luftuar kundër shtetit turk për 40 vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së

Thanë se po shkojnë këmbë në Beograd në tubimin e Vuçiqit, serbët nga Kosova kapen duke hipur nëpër autobusë

“Frankenjet”, aeroplani i ri luftarak i ushtrisë amerikane i prodhuar nga dy fluturake të shkatërruara i bashkohet flotës së forcave ajrore

“Frankenjet”, aeroplani i ri luftarak i ushtrisë amerikane i prodhuar nga dy fluturake të shkatërruara i bashkohet flotës së forcave ajrore

"Çështja është serioze", thotë Zelensky ndërsa tregon numrin e kinezëve që po luftojnë për Rusinë në Ukrainë

Çfarë është përfshirë në "pauzën tarifore" të Trump?

Pse Trump po godet Kinën në tregti - dhe çfarë mund të ndodhë më pas

Macron paralajmëron njohjen e mundshme të shtetit palestinez në muajt e ardhshëm

Operacion i madh anti-drogë në të gjithë Kroacinë – forcat speciale në terren, dhjetëra të arrestuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje