LAJMI I FUNDIT:

Diplomacia serbe e “Mollotovit”

Kalimet Jarinje dhe Bërnjak do të jenë të mbyllura për trafik. Në pikën kufitare 1, Jarinje, që nga 29 korriku 2011 nuk lejohet asnjë automjet të kalojë, madje as njerëzit që duan të kalojnë në këmbë nga Rudnica në Rashkë. KFOR-i filloi angazhimin në postbllokun Jarinje për të zbatuar vendimin e autoriteteve të Prishtinës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, për mospranimin e vulave doganore, duke mbyllur kufirin përkohësisht, deri në krijimin e kushteve për një lëvizje të lire të mallit dhe të njerëzve, gjë që varet kryesisht nga regjimi serb i Beogradit, i cili pretendonte që ta mbyllte Kosovën hermetikisht, duke investuar tërë kapitalin politik-diplomatik dhe shtetëror në formacionet paramilitare dhe kriminale të bandave të urës, të cilat u transformuan në Këshillin Nacional Serb, duke iu bashkangjitur edhe komunat ilegale pa bazë ligjore.

Sekuencat e planifikuara nga Beogradi realizohen nga të punësuarit në administratën lokale si pjesë e mekanizmave shtetërorë të Serbisë, e cila përpiqet me ngulm të mbajë ‘status-quon’ në këtë pjesë, për të realizuar më vonë qëllimet djallëzore të ripushtimit të Kosovës Veriore; mu këta zbatues janë barrikaduar për të penguar lëvizjen e lirë të automjeteve ndërkombëtare dhe KFOR-it, për të sfiduar kështu Bashkësinë Ndërkombëtare për të zbutur edhe më qëndrimin ndaj kokëfortësisë së Serbisë karshi Kosovës.


Sigurisht Prishtina zyrtare ka kuptuar, edhe pse me vonesë, se nuk ka gjë nga bisedimet e imponuara kinse teknike, edhe vrasja e policit-hero, duhet t’ia hapte sytë kryenegociatores kosovare e cila ëndërron rolin e “zonjës diplomate”, e cila thirret shpesh, shumë shpesh në konfedincialitet dhe në interesin nacional, edhe pse pranon ndrydhjen e kushtëzuar të kolegut tjetër serb përballë tavolinës pa palët shtetërore të homologut Borko Stefanovic, shef i ekipit negociues të Beogradit (që është njëri ndër shkaktarët e vrasjes së policit në detyrë Enver Zymberajt), i cili së bashku me ministrin serb Bogdanovic udhëhiqte rebeluesit serbë, dhe pa u gjetur kryerësit e atentatit politik mbi institucionalistin kosovar, as që bënë të përmenden bisedimet, qofshin ato edhe të karakterit teknik. Mjaft më! Më shume sesa një herë Kosova ka dhuruar jetë të pafajshme për lirinë e saj, për të humbur kohë me bisedime të kota dhe të dëmshme të cilat njëmend rrezikojnë interesin nacional të Kosovës. Është brengosës moskuptimi i deritanishëm i Edita Tahirit, se bisedimet e deritanishme ishin favorizuese për palën serbe, për të konservuar realitetin në terren, të shkeljes së vazhdueshme të Kushtetutës dhe sovranitetit territorial të saj.

Ajo pa hamendje deklaronte se bisedimet ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit. Se nuk është kështu dëshmoi shefi i saj në qeveri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili drejtoi drejtpërdrejtë aksionin e “sokolave shqiptarë”, i njësiteve elite të PK-së, për të kapitalizuar kërkesën e Lëvizjes “Vetëvendosje” e kërkuar menjëherë pas djegies së pikave kufitare 1 dhe 31 dhe pas procesit përfundimtar të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës e pranuar përnjëherë nga shtetet perëndimore, përfshirë BE-në dhe SHBA-të, si faktorë kyç në arenën ndërkombëtare dhe në vet OKB, të cilët ishin edhe sponsorues kryesorë të pavarësisë.

Automjetet e KFOR-it dhe trupat amerikanë dëshmuan përkushtimin për të rivendosur stabilitetin në vend të kërcuar nga grupet ekstremiste dhe kriminale të udhëhequra nga MUP-i serb dhe nga zyrtarët e lartë serbë, të cilët përfitonin nga ‘status-quoja’ në veri, nuk kishin nevojë të financonin strukturat ilegale, ngase ato vetëfinancoheshin duke kontrolluar dy pikat kufitare përmes të cilave impulsohej kriminaliteti ekonomik, ekonomia informale dhe lulëzonte trafikimi me qenie njerëzore, tregtia me barëra dhe narkotikë, duke u zhvilluar korrupsioni në shkallë masive, i cili shtrihej në tërë Kosovën, të cilat tash janë nën mbikëqyrjen e KFOR-it, i cili kontrolloi rreth gjysmë ore, edhe Stefanovicin dhe Bogdanovicin, i cili përshkroi këtë pikë kontrolli si një trajtim për kriminelët. Për ata që kanë njohuri për procedurat e kontrollit të ushtarëve amerikanë dhe ushtarëve të NATO-s, kjo është një procedurë normale e kontrollit në “check point” (ndalja e automjetit, hapja e dyerve me duar të nxjerra nga jashtë, hapja e “haubës”, pastaj e “gepekut”, e kapakut të benzinës, dëgjimi dhe pranimi i urdhrave si shprehje e kooperativitetit, hapja e këmbëve, ngritja e duarve lartë etj.) në vendet të cilat janë nën mbikëqyrje të forcave të armatosura të Aleancës më të fuqishme në botë, të asaj veri-atlantike, të NATO-s.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buehler ka dhënë shpjegime për media se pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak janë të mbyllura për arsye sigurie,

Ekstremistët, të cilët dogjën Jarinjen, dhe që tensionuan situatën deri në kërcënim-rrezikimi të paqes, ishin të përgatitur me mollotovë të përgatitur në territorin serb nga specialistë për eksploziv të MUP-it serb, me paramendim që pastaj të sulen qytetarët serbë, për të vendosur barrikadat në pikën kufitare nr. 1, që më vonë do të shndërrohej në temë diskutimi për bisedimet e mëvonshme “teknike”, për të ripërsëritur herë-pas-herë shpeshtimin e veprimet e tilla.

Tani për tani është e pasigurt, kur KFOR-i do të vendosë për të ri-hapur kalimin për trafik, pasi Buehler ka njoftuar se kjo do të bëhet kur kushtet e sigurisë të janë plotësuar.

Bllokada e kalimit, sipas vlerësimit të autoriteteve ilegale lokale në pjesën veriore të Kosovës, do të vështirësojë furnizimin e qytetarëve me të mira materiale dhe ushqime, gjë që do ta dobësojë rebelimin e tyre kundërkushtetues, që sigurisht nuk do të tolerohet deri në pambarim, ngase forcat në prapavijë, ato furnizuese, duhet të lëvizin lirshëm për të siguruar ushtarët e KFOR-it amerikan me ushqim dhe mjete higjienike të përditshme. Sa do të zgjasë ballafaqimi i civilëve serbë të udhëhequr nga regjimi serb dhe i ushtarëve të KFOR-it të udhëhequr nga komandanti Erhard Buehler, mbetet të shihet, por dosido ushtarët i kanë të hapura të gjitha opsionet, e civilëve serbë dhe paramilitarëve në mesin e tyre, u mbeten dy opsione: të dëgjojnë zërin e largët të zyrtarëve serbë të Serbisë apo zërin komandues të Erhard Buehler.

Në trend

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Kalo në kategori