LAJMI I FUNDIT:

Diplomacia në veten e parë

Fenomeni i presionit politik dhe diplomatik është i njohur, sidomos kur kemi situatë të ftohjes së raporteve mes shteteve, për shkak të mbajtjes së qëndrimeve në pikat më ekstreme, ku përjashtohen çdo mundësi për kompromise, të cilat pala e gjetur nën trysnitë e vazhdueshme nuk e ka vullnetin të lëvizë nga pozicionet, sepse konsideron se kjo do ta dëmtonte ndonjë interes i cili për të vlerësohet se është nacional dhe tepër strategjik.

Demokracia e sotme, e cila funksionon përmes formulës së njohur të kompromisit, ka bërë të rritet procesi i ndërvarësisë mes vendeve dhe shpesh kur ne gjendemi të papërgatitur për t’i dhënë përgjigje sfidave të natyrave të ndryshme, i vë në sprovë aftësitë e bartësve të institucioneve, të cilët duke ecur pas proceseve mjaftë dinamike, rrezikojnë perspektivën politike, ekonomike dhe të sigurisë, dhe mund të gjenden pa dashje të ekspozuar nën presionet e më të “fuqishmëve “ për të lëvizur nga pikat strategjike drejt kompromiseve të dhimbshme politike dhe me pasoja të tjera multidimensionale.


Shikuar nga aspekti i të bërit diplomaci, kërkohet rrjedha me të gjitha informacionet që mund të bëhen pjesë e ndërtimit dhe veprimit të politikave të shtetit, sidomos në raport me ato vende të cilat kanë dëshmuar se janë më pak miqësore ose për të mos thënë “armiqësore” me vendin-shtetin, siç është Kosova.

Akumulimi i informacioneve dhe përzgjedhja e tyre nëpërmes kanaleve diplomatike nga qendrat vendimmarrëse, ndihmon në ndërtimin e politikave shtetërore në relacion me vendet tjera, organizatat relevante politike, të sigurisë dhe ato financiare, mundëson që të lëvizet në pozicione të reja të komunikimit, forcon qëndrueshmërinë para presioneve të njëanshme apo të kombinuara, ndërsa rezistenca për t’i përparuar objektivat strategjike nacionale karshi të tjerëve bëhen çdo herë më të arritshme.

Ta përjetosh çdo herë presionin e jashtëm dhe të gjendesh i papërgatitur dhe i pa rezistencë në pozicionet tua, kjo nëse përkthehet me gjuhën e diplomacisë, sinjalizon mungesë jo vetëm kuadri, por formulim të strategjisë mbi objektivat më relevante që i ka politika e jashtme e një shteti.

Në këtë kontest do të ishte e udhës ta rishqyrtonte pozicionin e saj diplomacia e Jashtme e Kosovës, të mos përmirësohen veprimet nga lëshimet e bëra për t’u gjetur i sfiduar, por të ketë përgjigje dhe hapësirë veprimi për secilën situatë, e cila pas çdo gabimi të vërejtur me vonesë, na e krijon një kosto të lartë të shpenzimit të energjive, detyron përqendrim të shtuar të aktiviteteve që gjendja të riparohet në periudhat e mëvonshme.

Shtetet e konsoliduara, pavarësisht ndërrimit të konjukturave politike, nuk shkëputen lehtë nga politikëbërja dhe veprimet diplomatike të pararendësve të tyre, sidomos kur ecuria e zhvillimeve ka pasur një trend pozitiv, me çka kërkohet të ndërlidhen disa fije të aktiviteteve të mëdha, dhe, në proporcion me kapacitetet ekzistuese të vazhdohet të shtyhen lëvizjet drejt nga disa që mund të quhen objektiva të përbashkëta mbi partiake, grupore apo lideriste, që do të duhej të ishin tepër të qartësuara dhe unifikuese për çdo formacion politik.

Pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, janë vërejtur aktivitete të përqendruara politike dhe diplomatike për ta rritur numrin e njohjeve. Ky rrugëtim herë-herë ka qenë i “vetmuar” dhe mungesa e ndikimit ka bërë që në këtë maratonë të lodhshme të shpenzohet jo vetëm energji, por edhe mjete financiare, ndërsa rezultatet e premtuara nuk kanë qenë as për së afërmi me mesazhet e dhëna opinionit dhe atyre qytetarëve entuziast.

Nganjëherë është vepruar në veten e parë, në numër njëjës, që pas çdo fitoreje të “vockël” të mbajtur në xhepa, segmente partiake dhe individë që shquhen me atë krekosjen ballkanike, sikur kanë dashur atë rezultat ta përkthejnë në kontribut lideri a partie, që kjo të mund t’ju shpërblehet me rritjen e tyre në pushtet.

Kjo formë e manifestimit të mentalitetit ka rrezik ta mbajë gjallë kursin e veprimit “individualist”, ta rrezikojë procesin e ndërlidhur me objektivat që i ka shteti. Ndoshta ka raste që të komprometohet vet imazhi, të thellohet distanca e mungesës së bashkëpunimit të brendshëm e ndërlidhur me atë të jashtëm, me çka ulet niveli i të bërit politikë të jashtme apo diplomaci.

Problemet në rrafshin e trajtimit diplomatik na shtyjnë që t’i fusim të gjitha sfidat e mëdha në kornizën e veprimit për zgjidhje, sepse disa prej tyre e dobësojnë pozicionin e brendshëm, ndërsa pika e dobët e brendshme duhet mbështetur nëpërmes komunikimit të jashtëm, që Kosova të bëhet subjekt ndërkombëtar që i zgjidh vetë problemet.

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori