LAJMI I FUNDIT:

Diplomacia në regres, dy vjet një njohje

Diplomacia në regres, dy vjet një njohje

Nga dhjetori i vitit 2014 kur Hashim Thaçi u emërua ministër i Punëve të Jashtme, Kosovën e ka njohur vetëm një shtet i pranuar në OKB dhe dy mikroshtete.

Sipas opozitës dhe njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacia kosovare ka dështuar me Thaçin dhe zëvendësit e tij në MPJ.

Prejse në krye të diplomacisë kosovare erdhi Hashim Thaçi, tashmë president i Kosovës, diplomacia vendore ka shënuar regres.


Për 15 muaj sa ka qëndruar si ministër i Punëve të Jashtme Thaçi ka sjellë vetëm një njohje nga një shtet anëtar i OKB-së, Antigua dhe Barbuda, si dhe dy njohje nga mikroshtetet joanëtare të OKB-së, Niue dhe Ishujt Cook.

Përveç kësaj, Thaçi sa qëndroi si shef i diplomacisë kosovare asnjëherë nuk shkoi në zyrën e tij në këtë Ministri, por qëndroi në objektin e Qeverisë duke e shfrytëzuar zyrën e zëvendëskryeministrit, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Ndërkaq, duke e parë që diplomacia nuk çon peshë në këtë strukturë qeverisëse ka tre muaj që nuk ka as ministër të Jashtëm, por vetëm zëvendësministër dhe ushtrues detyre.

Sipas opozitës kosovare, në dy vjetët e fundit diplomacia ka dështuar në disa fronte, ndërsa për Qeverinë fitoret diplomatike janë të dukshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori