Revista amerikane “Elle” sjell aksesorët “nude”, që duhet të keni në gardërobë dhe mënyrat sesi mund t’i kombinoni.


54aa511c5ad63   xl  heels elv

Takat

Ndonëse e njëjta ngjyrë si sheshkat, kombinimi i propozuar për këpucët apo sandalet me taka vjen më ndryshe.

Bluzë ngjyrë kaltër të errët, xhaketë të bardhë me viza të zeza si dhe xhinse me ngjyrë të errët. Ky është një kombinim që do t’ju bëjë të dukeni shumë të veçanta.

54aa511a1366f   xl  ballet flat elv

Këpucët e sheshta

Mënyra më e mirë për të kombinuar në fund të dimrit këpucët e sheshta nude, është ngjyra e kuqe.

‘Elle’ propozon bluzë me lule të kuqe, çantë të kuqe, xhinse me ngjyrë të hapur si dhe xhaketë bezhë.

54aa511eab521   xl  lady bag elv

Çantë

Çantë elegante e kombinuar me fund të bardhë, këmishë të bardhë me lule të vogla blu si dhe një triko ngjyrë blu të errët.

Kësaj veshje mund t’i përshtatni edhe një unazë floriri me perla të bardha.

54aa512100037   xl  sunglasses 8746555 elv

Syzet

Syzet ‘nude’, shkojnë shumë përshtat me një xhup ngjyrë jeshil ose ngjyrë ulliri, fustan të bardhë me viza të zeza, një pale çizme të zeza si dhe një çantë të zezë e cila pse jo mund të ketë motive me lule. /Telegrafi/