LAJMI I FUNDIT:

Dimovski: Nuk mund të jemi skllevër shtatë ditë në javë

Dimovski: Nuk mund të jemi skllevër shtatë ditë në javë

Punëdhënës dhe shefa, ne nuk mund të jemi skllevër tuaj shtatë ditë në javë. Do të bllokojmë gjithçka dhe shumë lehtë kjo protestë do të kthehet në grevë, që do të thotë ndërprerje e punës gjatë orarit të punës. Nëse ne pësojmë dëm edhe ju do të keni dëm, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski nga protesta e sotme e 1 Majit, duke adresuar edhe një herë kërkesat për rritje lineare prej 2.806 denarë në të gjitha pagat në vend dhe tërheqjen e ankesës për ditën e diel jo pune nga Gjykata Kushtetuese.

Siç theksoi Dimovski, këto kërkesa duhet të përmbushen sa më shpejt.

“Rritja e pagave duhet të ndodhë sa më shpejt sepse na mbyti kriza ekonomike, inflacioni është më i lartë dhe ne kemi nevojë për ato para gjithnjë e më shumë. Ju paralajmërojmë që ta tërhiqni ankesën për të dielën ditë jopune sepse ky është realitet në vend – punëtori e shfrytëzon atë përfitim – pushim”, tha kryetari i LSM-së në fjalimin e tij.


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori