Loja Shkëndija-Vardar tani komentohet edhe nga politika dhe për këtë është ''kujdesur'' deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, duke e festuar fitoren e Vardarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimovski në Facebook ka shkruar ''Kështu duhej, në ditën e festës Vardari të fitoj ekipin e Zaevit'' shkruan, Ilija Dimovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.


Këtë koment Dimovski e ka bërë për shkak se në lojën Shkëndija-Gent, për ekipin kuqezi bënte tifo edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev./Telegrafi/