Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot në Qendrën për politika evropiane i prezantoi prioritetet reformuese të Qeverisë së re të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Dimitrov tha se integrimi në BE paraqet qëllim kyç strategjik dhe se prioritetet reformuese të projektuara me Planin 3-6-9 janë dëshmi për determinimin tonë në realizimin e tij.
“Ky plan është në të vërtetë udhërrëfyes, i cili parashikon dinamikë të aktiviteteve të cilat duhet të mundësojnë perspektivë të kapshme evropiane. Në të njëjtën kohë, ky plan paraqet lakmus-test për vullnetin politik dhe kapacitetin që të ballafaqohemi para sfidave dhe t’i bashkangjitemi trenit të BE-së, i cili po na tejkalon. Dështimet tona duhet të notohen, por sukseset tona duhet të vlerësohen. BE-ja mund të bëjë hap cilësor dhe dallim në rajon. Që të arrijë në këtë qëllim, duhet të ofrojë ‘shkop’ kur të dështojmë, por edhe “karrotë” kur të meritojmë. Ndërkohë, duhet të mbetemi të sinqertë edhe gjatë shpërblimit edhe gjatë kritikave. BE-ja duhet të demonstrojë lidership në politikën ndaj Ballkanit. Kjo është edhe e mundur edhe obligative pasi vendi i Ballkanit është në BE”, tha ministri Dimitrov, njofton AIM.
Ai shtoi se qeveria e re reformuese është orientuar nga e ardhmja.
“Ne duhet të ndërtojmë imazh të ri të një shteti demokratik modern, në të cilin institucionet ekzistojnë për qytetarët, dhe jo për elitat, ndërsa ligji të vlejë për të gjithë njësoj. Reformat në shtëpi, janë argumenti ynë më i fuqishëm për qëndrueshmërinë e dosies tonë së BE-së në Bruksel dhe edhe tek shtetet anëtare”, ka thënë Dimitrov.
Në kumtesë theksohet se në kuadër të vizitës Dimitrov ka mbajtur brifing me COREPER ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm të vendeve – anëtare në Bruksel. Në takim ministri e ka elaboruar Planin 3-6-9 dhe ka shfaqur shpresë se me realizimin e tij do të hiqen vërejtjet për ngecjen e reformave në disa vitet e kaluara.
Zbatimi i masave, siç qëndron, do të jetë bazë solide për diskutimet e mëtejme në Këshillin e BE-së për zhvillimin e procesit inkuadrues të Republikës së Maqedonisë. Ambasadorët e kanë përshëndetur agjendën reformuese të Qeverisë së re dhe kanë shfaqur shpresë se ajo që është premtuar do të realizohet.
Ministri Dimitrov nesër do të bashkëkryesojë me Këshillin për stabilizim dhe asociim midis BE-së dhe RM-së së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE-së dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian Federika Mogerini, ndërsa në të cilin merr pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe euroambasadori për Politikë Fqinje dhe Negociata për zgjerim, Johannes Hahn. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë