Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në një intervistë televizive tha se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është një precedent i rrezikshëm, i cili i hap mundësinë Sofjes që të bllokojë dhe shantazhojë Shkupin gjatë gjithë procesit negociator.
Sipas Dimitrov, Parisi ka lejuar që çështjet dypalëshe me Bullgarinë të hyjnë në një kornizë negociuese duke e ditur se mosmarrëveshja me Sofjen ka të bëjë me gjuhën, identitetin dhe historinë e Maqedonisë.
“Mendoj se kjo vetëm na distancon nga ajo që duhet të jetë procesi-reformat demokratike dhe ekonomike, kriteret e Kopenhagës. Ajo që kemi është një qorrsokak”, tha Dimitrov.
Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të bindet të ndryshojë procesin që nuk funksionon, sepse një proces i tillë i zgjerimit nuk sjell rezultate, gjegjësisht nuk shpërblen vendet që shkojnë përpara, nuk ndëshkon vendet që shkojnë prapa dhe lejon një anëtar të BE-së të “jeton” mbi një vend kandidat.
Ai tha se ishte e nevojshme të “rivendoset” politika ndaj Sofjes dhe se BE-ja duhet të ndëshkojë në vend tjetër që, siç theksoi ai, të shpërblejë Bullgarinë për veton.
Dimitrov e përshkroi procesin e bashkimit me vendet e rajonit, duke thënë se “të gjithë në Ballkan janë ulur në një autobus dhe të gjithë përpiqen të ulen sa më afër shoferit. Por problemi është se autobusi nuk është në lëvizje”, përfundoi ai.
Dimitrov, ndryshe njihet si njëri ndër kritikuesit më të mëdhenjë të delegacionit të Maqedonisë gjatë zhvillimit të negociatave me Bullgarinë.