LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: BE nuk mund t’i përdor vendet e Ballkanit për të zmbrapsur emigrantët

Dimitrov: BE nuk mund t’i përdor vendet e Ballkanit për të zmbrapsur emigrantët

Vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE nuk mund të përdoren për të zmbrapsur emigrantët, tha në një intervistë për gazetën e përditshme gjermane “Di Velt”, ministri i për Punë të Jashtëm i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri më tani, kemi dy qendra transiti. Informacioni rreth krijimit të qendrave shtesë në rajonin tonë është gënjeshtër. Kurrë nuk kemi marrë një kërkesë formale. Ju nuk mund t’i kërkoni vendeve të Ballkanit të mbajnë një barrë të tillë nëse nuk janë pjesë e BE-së. Mendoj se do të jemi shumë të vendosur për këtë çështje. Ne do të tregojmë solidaritetin tonë të plotë, por pastaj kur të bëhemi pjesë e BE-së. BE nuk mund të përdorë Ballkanin për të penguar refugjatët. Siç kemi thënë, ne jemi një vend transit. Ata që do të vijnë këtu do të vazhdojnë pastaj në drejt vendeve anëtare të BE-së”, tha Dimitrov.

Duke komentuar mbi rolin e vendeve evropiane në mbylljen e të ashtuquajturave “Shtegu Ballkanik”, Dimitrov konfirmoi se situata me emigrantët në Ballkan është aktualisht ndryshe.


Me rastin e Procesit të Berlinit për lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe për kthimin e emigrantëve, Ministri përsëriti se Maqedonia është një vend transit dhe shumë pak do të mund të kërkojnë azil brenda kufijve të saj. /Telegrafi/