Diletta Leotta ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partneren Loris Karius pikërisht në ditëlindjen e saj.

Prezantuesja televizive konfirmoi lindjen e vogëlushit Aria në një postim në Instagram.


Diletta, 32-vjeçare postoi një seri fotografish të saj duke mbajtur fëmijën e porsalindur përkrah Karius, shkruan TheSun.

diletta leotta gives birth first 838392003 Foto: Diletta Leotta/Instagram

“Sot u rilinda nëpërmjet teje mirë se erdhe Aria. Ti je dhurata më e mirë që mund të kishim kërkuar”, shkroi ajo.

Diletta festoi ditëlindjen e saj të 32-të dje, më 16 gusht.

diletta leotta gives birth first 838392005 Foto: Diletta Leotta/Instagram

Duke ndarë një foto të tij duke u puthur me Dilettan, Karius shkroi në Instagram: "Gëzuar ditëlindjen për partnerin dhe shoqen time më të mirë".

Në një foto të postuar nga Diletta, Karius mund të shihet duke puthur ballin e saj teksa mban në krahë fëmijën Aria.

diletta leotta gives birth first 838392002 Foto: Diletta Leotta/Instagram

Gjithashtu gjermani i solli partneres së tij një tortë ditëlindjeje në shtratin e saj të spitalit.

Diletta ka shkruar në Instagram: “Ditëlindja më e mirë ndonjëherë”.

dazn presenter diletta leotta looks 828941526 Foto: Getty

Prezantuesja e Serie A në "DAZN" zbuloi shtatzëninë e saj në muajin mars. Diletta dhe Karius janë në lidhje që nga viti i kaluar. /Telegrafi/