LAJMI I FUNDIT:

Dikush po tallet me Kamzën

Nga viti 90-të e deri sot tendenca për ti emërzuar rrugët me heronj të huaj është një fakt që nuk i ka shpëtuar as vëmendjes më moskokëçarëse. Arsyet e një fenomeni të tillë mund të jenë disa por dominante është vetshpallja proeuropianë dhe pro-perendimor me çdo qelizë tonën. Duam që kur i huaji të kalojë rrugëve tona ta ndjejë veten si në shtëpinë e vet, si në një nga lagjet e vendit të vet madje më tepër.

Dikujt i bie rruga nga Kamza dhe vëren me çudi të madhe emrat e rrugëve që të çojnë larg , në Paris , Londër e me gjerë po sa hap e mbyll sytë kthehet përsëri ne pluhurin verbues , të nxehtin përzhitës , picërron sytë nëse nuk ka syze dhe vazhdon i zhgënjyer larg Parisit , larg Londrës afër Kamzës afër zhgënjimit.


Dikush pyet nëse ia vlen të ndalësh dhe të shkruash për një rrugë kur dihet se vendi gjarpëron nga rrugët? Unë mendoj se ia vlen sepse rrugët ngjajnë me kapilarët e trupit të njeriut çdo kapilar megjithëse i hollë nuk humbet asgjë nga rëndësia dhe funksioni i vet.

Fushës së Kamzës fillimisht i hedh një vështrim nga kodra në institut dhe gjithçka duket si një fund beteje nga ata të ‘braveheart’ të aktorit M.Gibson. Avancon në drejtim të qendrës së qytetit dhe ndjen që me të avancuar mendimet dhe përshtypjet të ndryshojnë, tashmë qyteti merr një pamje tjetër. Atë të një prag fushate apo mitingu, kudo flamuj, banderola dhe parulla që të ftojnë të votosh dikë. Dikush i buzëqeshur pushton hapësirën më të dukshme të qytetit (Zgjedhjet ka kohë që kanë kaluar).

Zgjatimi i një rruge të gjatë, dy rrugë të tjera anash, një rreth qarkullim i vogël dhe një zgjatim tjetër pak më i shkurtër të bën ta krahasosh qendrën e qytetit me dorezën e një shpate. Syri aty të gjen menjëherë rrugën kryesore të qyetit Rr. S.Berisha e vetmja rrugë me emërtim shqiptarë. Se pastaj kërkon çdo rrugicë dhe kthinë dhe nuk ndesh më asnjë të tillë. Përballë rrugës S. Berisha vjen rruga XH. Bush, më tutje T. Blair; M. Thatcher; etj etj. Për të kaluar te shkrimtaret e njohur Dickens, Hygo, Kamy etj. Nëpër rrugët dytësore nuk është çudi të gjesh emra futbollistësh të huaj apo të ndonjë këngëtareje të njohur ( Rihanna). Imagjinoni pak njeriun a asaj lagjeje që mundohet ti përshkruaj vendndodhjen e shtëpisë mysafirit të largët.

Shejtani ç ‘nuk të sjell në mendje mos vallë Kamza i ka vënë synim vetes të futet në Evropë para kryeqytetit? Se një mendim i tille zgjohet befas kur lexon parullën Welcome to Bathore city (Kamza city) siç ndodh rëndom me Welcome to London city. Apo dikush po i hedh hi pluhurit te Kamzës për ta bërë të duket e zhvilluar? Se di …

A keni kaluar ndonjëherë nëpër Kamëz?