Loja e futbollit është e bukur, pasi mund të krijosh raporte shoqërore me njerëz të nacionaliteteve dhe kulturave të ndryshme.
Kështu ka ndodhur edhe me disa nga futbollistët më të njohur në botë, që në skuadrat e tyre janë shoqëruar me disa bashkëlojtarë duke krijuar miqësi të mirë.
Por, këto miqësi shpesh janë ndërpre për shkak të transferimeve të njëri-tjetrit në skuadra tjera, duke bërë takimet e tyre më të rralla, shkruan Telegrafi.
Kjo nuk është e tëra, pasi disa shokë e bashkëlojtarë janë transferuar edhe në skuadra që kanë rivalitete të mëdha, duke bërë që më vonë të ‘urrehen’.
Në botën e futbollit ka shumë raste, por disa nga këto janë ai i Cristiano Ronaldos me Gerard Pique, që ishin shokë tek Manchester United dhe më vonë rival të urryer tek Real Madrid dhe Barcelona, ashtu siç ishin Juan Mata e David Silva te Valencia, ndërsa më vonë rival tek Chelsea, United dhe Manchester City.
Ka edhe raste tjera si ai i Francesco Tottit me Antonio Cassanon, i Marco Reus me Robert Lewandowski dhe Alexis Sanchez me Cesc Fabregas. /Telegrafi/