Një 30-vjeçare e cila hoqi dorë nga alkooli, ka rënë 73 kilogramë.

Courtney Maguire nga Houston Texas, “luftoi” me alkoolin, varësinë ndaj ushqimeve si dhe me depresionin e shkaktuar nga universiteti.


Ajo peshonte 140 kilogramë, e si pasojë në vitin 2014 bëri një bypass, duke rënë në 73 kilogramë.

Tani që kanë kaluar dy vjet, 30-vjeçarja ka nisur shkollën dhe kujdeset më shumë për veten e saj.

Ajo ka thënë se për të përfunduar transformimin e saj mahnitës, ka bërë operacion edhe gjoksin.

“Evitova pasqyrat dhe fotografitë. Nuk doja ta shihja veten aq të shëndoshë”, ka thënë ajo.

Courtney ka shtuar se hante shumë në “fast-food”, madje porosiste 5 shujta për një orë, transmeton shekulli.

“Pasi u zgjova nga operacioni kuptova sa serioze ishte situata, e si pasojë nisa të ushqehesha shëndetshëm”, ka shtuar ajo.

2 138

3 109

4 89

5 71

6 61

7 53

8 50

9 42

10 34