Dikur ishte kampion me Bayernin, sot ai punon si shtëpiak në një shtëpi të moshuarish në jug të Munihut

Dennis Grassow ka qenë pjesë e botës së futbollit. Ai fitoi Kupën me Bayern Munichun, dhe gjithashtu luajti 51 herë në Bundesligë për Kolnin dhe Unterhaching.
Ndërsa disa ish-profesionistë punojnë si ekspertë, trajnerë apo komentues pas karrierës së tyre, ai mori një rrugë krejtësisht tjetër. Ish-mbrojtësi tani punon si shtëpiak në një shtëpi të moshuarish në jug të Munihut dhe është përgjegjës për të gjithë objektin.
52-vjeçari bën mirëmbajtjen, riparimin e tubacioneve të ujit dhe shtyllave për mbrojtjen nga zjarri dhe teknologjinë e ndërtimit.
“Në fillim ishte stresuese, por tani në vitin e 12-të në këtë punë, kam shumë rutinë. Nuk djersit më kur ka dëmtime nga uji dhe reagoj më i qetë”, deklaroi ai për RTL.
Ndër të tjera, ai kaloi edhe gjashtë muaj në Bayern Munich, me të cilin fitoi Kupën DFB në vitin 1997. Ishte një kohë kur fanellën e Bayernit e bartnin yje si Oliver Kahn, Lothar Matthaus, Mehmet Scholl apo Giovane Elber.
“Unë kam qenë gjithmonë në ekip, por për fat të keq nuk kam luajtur, përveç një herë në Kupën DFB. Trajneri Giovanni Trapattoni e zëvendësoi atë me Markus Babbel në pjesën e parë në raundin e parë kundër Waldberg”, deklaroi Grassow, i cili nuk kishte asnjë pjesë në titullin e fituar më vonë.
Unterhaching, Koln, Darmstadt dhe Jahn Regensburg ishin skuadrat të tjera profesionale të ish-mbrojtësit, por pavarësisht kontratave të mira, ai nuk ishte mirë financiarisht.
“Edhe pse isha futbollist profesionist në Bayern dhe Koln, ku fitoja para të mira, por nuk isha i kënaqur. Si baba me dy fëmijë, ke një përgjegjësi të madhe, shtëpia nuk është paguar ende”, zbuloi ai.
Prandaj, pas karrierës së tij, ai së pari provoi të bëhej trajner. Por nuk ishte ai, një ish-hidraulik profesionist, i cili e kuptoi se futbolli nuk i interesonte më.
Grassow ishte i papunë për një vit, dhe më pas ai ra në kontakt me administratën e shtëpisë së të moshuarve përmes një mik që punonte si mekanik i makinave. Kjo ishte pika e fillimit të jetës së tij të re, siç pretendon ai, të lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë