LAJMI I FUNDIT:

Dikur e quajti idiot dhe e urrente, tani Amber Rose shpreh mbështetjen për Trump

Dikur e quajti idiot dhe e urrente, tani Amber Rose shpreh mbështetjen për Trump

Modelja dhe ylli televiziv, Amber Rose, mbajti një fjalim në natën e parë të Konventës Kombëtare Republikane të 2024-ës në Milwaukee, duke i thënë audiencës që përfshinte Donald Trump dhe kandidatin e tij J.D. Vance se ajo dikur besonte se ish-presidenti ishte racist.

Në fjalimin e saj të shkurtër të hënën mbrëma, Rose tha se ajo nuk e mbështeste gjithmonë kandidatin e supozuar republikan dhe fajësoi median dhe të majtën për ato që ajo i quajti “gënjeshtra” për Donald Trump, domethënë se ai “ishte racist”.

Ajo kujtoi bisedën me babanë e saj, një mbështetës i Trump, dhe e vlerësoi atë që ia kishte mësuar disa gjëra.


Foto: Reuters

“Kuptova se Donald Trumpit dhe mbështetësve të tij nuk iu intereson nëse je zezak, i bardhë, homoseksual apo heteroseksual”, tha ajo.

Të gjitha lajmet nga Donald Trump
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donald Trump

“Dashuri për të gjithë. Kjo më pëlqeu mua – këta janë njerëzit e mi, këtu bëj pjesë”.

Amber Rose

E famshmja, e njohur pjesërisht për marrëdhënien e saj të mëparshme me Kanye West, u prezantua si “Amber Rose nga Filadelfia e Jugut”, pas komenteve të mbështetësve të tjerë të Trump.

Ajo kishte njoftuar se do të shfaqej në kongres në një postim në X, dikur Twitter, javën e kaluar.

Amber Rose

Rose është bërë një fanse e zëshme e Trump dhe ka përdorur praninë e saj në rrjetet sociale për të shprehur mbështetjen për kandidatin e GOP.

Është shumë larg deklaratave dhe aktivitetit të saj publik në 2016-ën, ku e quante Trumpin një ‘idiot’.

“Ai është shumë i çuditshëm. Me të vërtetë shpresoj që ai të mos jetë president”, ka qenë deklarata e yllit të famshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin

Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin "Primark"

Magazina
“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Kalo në kategori