Digjet një veturë në Prizren, ka të lënduar (Video)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në Rrugën “Tirana” në Prizren, ku si pasojë një veturë është djegur, por fatmirësisht nuk ka viktima.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizren, Hazir Berisha, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën 'Tirana'. Vetura më pas është përfshirë nga flakët e zjarrit, por nuk ka viktima. Janë disa të lënduar, por ende nuk kemi të konfirmuar numrin e tyre të saktë”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































