Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë ndonjë defekt teknik.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:53, policia është njoftuar se në autostradën 'Arbër Xhaferi' (kilometri i 6-të, Prishtinë-Lipjan), një veturë është përfshirë nga zjarri”.

“Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, dyshohet se ndonjë defekt teknik të jetë shkaktar i zjarrit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

viber image 2022 05 21 16 03 15 790 Foto: Kallxo.com