LAJMI I FUNDIT:

Digjet një shtëpi në Malishevë

Digjet një shtëpi në Malishevë
Foto: Ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura në fshatin Bubavec, të Malishevës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:44, ka njoftuar policia.

“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, shtëpia është djegur në tërësi. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, vlera e dëmit nuk dihet”, njofton policia.


Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/