Një shtëpi e pabanuar ka marrë flakë në Gjakovë sonte, ku si pasojë një person është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar për Telegrafin, Komandanti i Policisë në rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj.“Para gjysmë ore një shtëpi e pabanuar është djegur, ka qenë një shtëpi pa dyer e dritare. Një person është lënduar, pasi si duket ka qenë i pastrehë dhe ka qenë aty brenda shtëpisë kur ka filluar zjarri. Ai është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa zjarri është lokalizuar”, konfirmoi Gjokaj. /Telegrafi/

82174098 417799245606095 1454145909175615488 n

81893199 1077278245985921 3683164451818700800 n