Një pjesë e malit në Suhodoll të Mitrovicës është përfshirë nga zjarri, të shtunën.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Telegrafit se banorët e zonës përreth, kanë djegur shkurret dhe pastaj zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke marrë masë me të gjerë.


Hoti ka konfirmuar, se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, dhe janë duke e lokalizuar zjarrin.

Sipas tij, ndezja e zjarrit nuk ka të bëjë me ndonjë aktivitet kriminal, apo etnik./Telegrafi

44050720 706223313074188 6025076480420085760 n

42848610 609365226132453 3837582089616621568 n