LAJMI I FUNDIT:

Digjen shumë makina në zjarrin që përfshiu tre parqe automjetesh në Veleshtë të Strugës

Digjen shumë makina në zjarrin që përfshiu tre parqe automjetesh në Veleshtë të Strugës

Makinat e djegura flasin për zjarrin e tmerrshëm, që të dielën pasdite përfshiu tre parqe makinash në Veleshtë të Strugës.

Pronarët thonë për “Alsat” se janë djegur qindra automjete. Zjarri ka filluar në afërsi dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë makinat e parkuara dhe automjete të tjera.

Pronarët thonë se makinat e djegura nuk ishin të siguruara dhe disa nga ato që u dogjën ishin edhe të klientëve të tyre. Pronarët dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm. Thonë se nuk ndjehen të sigurt pas kësaj ngjarjeje.


Pronarët arritën të shpëtonin objektet aty pranë, dhe për këtë u ndihmuan nga 200 qytetarë që dolën vullnetarisht tu ndihmojnë. Dhjetëra prej tyre, për shkak të tymit të dendur që kanë thithur, përfunduan në spital. Policia thotë se ekipi i tyre ka shkuar në vendngjarje, ka bërë inspektim dhe ka konstatuar se në tre parqe makinash janë djegur qindra makina. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori