LAJMI I FUNDIT:

Digjen shtatë automjete në Kamëz, shoqërohen në polici katër persona

Digjen shtatë automjete në Kamëz, shoqërohen në polici katër persona

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Donald Trump” në Kamëz ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Sipas informacioneve nga Euronews Albania dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe se autori ka spërkatur makinat me benzinë para se tu vinte flakën.

Ndërkohë janë duke u këqyrur kamerat e sigurisë në këtë zonë. Ndërkohë policia ka shoqëruar katër persona të dyshuar. /Telegrafi/