A ekziston vërtet një program ushqyes që t’ju ndihmojë të dobësoheni në pak ditë? Sipas mendimit të autores së dietës së supermetabolizmit, Haylie Pomroy, përgjigjja është po. Më poshtë po ua shpjegojmë se si mund të ndodhë…
A ekziston vërtet një program ushqyes që t’ju ndihmojë të dobësoheni në pak ditë? Sipas mendimit të autores së dietës së supermetabolizmit, Haylie Pomroy, përgjigjja është po. Përfitimet vijnë si rezultat i ushqimeve turbo, ose i të gjithë atyre ushqimeve që ju bëjnë të humbisni më shpejt në peshë.
Planet ushqyese
Autorja e dietës “Turbo” prezanton një program ushqyerje të përbërë nga tre plane, që synojnë zgjidhjen e disa problematikave shumë të përhapura mes femrave, si fryrjen e akumuluar në bark dhe yndyrën rreth tij. Dietologia siguron se dieta e saj është efikase edhe kundër shqetësimeve hormonale.
Cilin plan?
Haylie Pomroy thekson se nuk ekziston një plan i duhur ose një i gabuar për asnjë person. Të gjithë i sjellin përfitime organizmit.
Turbo-O
Mes zgjidhjeve të ndryshme të dietave të propozuara, programi Turbo-O, do të ishte ai më efikasi, sepse është i aftë të “luftojë” dhjamin në mënyrë të saktë, duke ju ndihmuar të humbni rreth pesë kilogramë në vetëm dhjetë ditë. Sekreti qëndron në marrjen e përbërësve të lehtë dietikë, si të çajeve e supave, që veprojnë në organizëm duke stimuluar metabolizmin dhe të gjithë receptorët hormonalë.
Rregullat
Ekzistojnë rregulla të cilat duhen respektuar për t’u dobësuar në pak ditë. Në veçanti, dietologia sugjeron që të hani mëngjes përpara se të plotësohen 30 minuta nga zgjimi. Kjo sepse, sapo ngriheni në këmbë për të filluar një ditë të re, organizmi punon menjëherë për detoksifikimin e trupit, duke eliminuar toksinat e prodhuara gjatë natës.
Pirja e ujit
Edhe dieta “Turbo” konfirmon një nga rregullat themelore të çdo diete, rëndësinë e pirjes së ujit, ose gjënë primare për të pastruar organizmin. Një studim që ka përfshirë 48 vullnetarë, ka treguar se pirja e ujit përpara mëngjesit, ndikon në reduktimin e peshës trupore. Nëse këtë zakon e lidhni me një dietë të reduktuar kalorish, mund të arrini deri te një humbje prej pesë kilogramësh në tri javë.
Uji me limon ose jo, i ngrohtë apo i ftohtë, e nxit punën e metabolizmit. Hidratimi i mirë është pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit. Personat të cilëve nuk u pëlqen shija e ujit të thjeshtë mund ta përmirësojnë atë duke i shtuar limon. Studimet kanë treguar se uji i ngrohtë me limon mund ta zvogëlojë fryrjen, sepse ai vepron si një diuretik i butë natyror.
Megjithatë, në qoftë se prisni rezultate drastike dhe afatgjata, bëni më mirë të keni kujdes dhe ta zbuloni se çfarë saktësisht është duke e shkaktuar fryrjen tuaj. Këto janë zakonisht pijet e gazuara, konsumi i tepruar i kripës, alkoolit dhe sheqerit. Uji i ngrohtë me limon nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në dobësim, por ai do të përmirësojë funksionimin e metabolizmit, që është pjesë e rëndësishme e arritjes dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit.
Ushtrimet
Stërvitja duhet të zhvillohet para orës 14:00, sepse metabolizmi rezulton të jetë më aktiv. Ju këshillojmë që të ndiqni ushtrimet që ju lejojnë të digjni më shumë kalori. Në internet mund të gjeni lehtësisht shembuj të cilët mund t’i bëni edhe në shtëpinë tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit