Hulumtimet e reja sugjerojnë se ndjekja e një diete me sasi të lartë të yndyrës gjatë kohës kur e ushqeni beben me gji, e ndryshon aktivitetin e ARN-së në qumështin e gjirit

Ndryshimet në materialin gjenetik mund ta rrisin rrezikun e çrregullimeve metabolike si tipi 2 i diabetit.


RNA është një zinxhirë i molekulave që e shfrytëzon informacion gjenetik nga ADN për të prodhuar proteina në qeliza, transmeton Telegrafi.

Defektet e ARN-së mund të luajnë rol në zhvillimin e sëmundjeve serioze si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sulmet e trurit.

4f0ae2c6 740c 4a7b 9bd9 d80a0dd05555

Studimet e mëhershme kanë treguar se bebet e lindura nga nënat të cilat kishin konsumuar dieta me përqindje të lartë të yndyrës gjatë shtatzënisë janë më të prira të bëhen obezë dhe të zhvillojnë sëmundje kronike si diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Vlen të ceket se ky artikull është publikuar në ‘Physiological Genomics’ /Telegrafi/