Diellza Kolgeci: Kur i kam pasur gjashtë muaj kam filluar të notojë!

Ajo është një ndër femrat më të bukura shqiptare.
Diellza Kolgeci ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë sfilatë të modës, ani pse është ikonë e modës në vendin tonë.
Por, përveç se është person publik, ajo ka edhe një jetë private, të cilën e ruan me xhelozi.
Një të pathënë deri më tani, biondina e ka zbuluar për emisionin “BonBon” të RTV 21.
Ajo ka pohuar se kur i ka pasur vetëm gjashtë muaj ka ditur të notojë ndërsa kur i ka mbushur gjashtë vjet ka filluar të luajë tenis.
“Kur i kom pas gjashtë muaj kam filluar të notoj. Gjersa në moshën trevjeçare kam filluar të luajë tenis”, tha Kolgeci.
Ndryshe, Diellza është në lidhje tash e sa kohë me Nol Fetoshin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/09/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































