LAJMI I FUNDIT:

Dielli artificial i Koresë Jugore do të digjet në 100 milionë gradë Celsius për gjysmë minuti

Dielli artificial i Koresë Jugore do të digjet në 100 milionë gradë Celsius për gjysmë minuti

I ashtuquajturi dielli artificial i Koresë së Jugut, KSTAR, ka pësuar ndryshime të cilat do t‘i mundësojnë atij të funksionojë për periudha më të gjata kohore, dhe t’i përballojë nxehtësisë më të lartë.

Sipas Institutit Korean për Energji të Shkrirjes (KFE), në KSTAR është instaluar një komponentë e re e quajtur divertor që do ta lejojë atë të funksionojë me temperaturë më të lartë se 100 milionë gradë Celsius për 30 sekonda.

Divertori është një komponent thelbësor që menaxhon papastërtitë nga reaktori, por edhe duron ngarkesat e larta të nxehtësisë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


KSTAR më parë kishte një divertor karboni që ishte më pak rezistent ndaj nxehtësisë sesa ai i tungstenit që përdor tani.

Tashmë, aftësitë e reja të diellit artificial, mund të dërgojnë në rezultate të shkrirjes bërthamore si burim energjje.

Gjithashtu, Instituti Korean është duke udhëhequr një përpjekje për përshpejtimin e zhvillimit të energjisë së shkrirjes bërthamore, me anë të programit ITER.

ITER, është një projekt për ndërtimin e një reaktori të madh të shkrirjes magnetike në Francën e Jugut.

Ndryshe, zhvillimi i një divertori tungsteni ka filluar në vitin 2018.  Prototipi i parë u përfundua në vitin 2021, ndërsa instalimi i tij filloi në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori