Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte stabile të motit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































