Dider Deschamps, një sportist me plot trofe: Zgjedhja e saktë që në fëmijëri dhe tragjedia në familje që la shenja në jetën e tij
Asnjëherë nuk kaloi pa u vënë re. Përkundrazi, ai spikati gjithmonë, duke qenë në fushën e lojës dhe tani, në anën tjetër. Ai ka deklarata të matura. Didier Deschamps, është gati të luajë finalen e tij të dytë radhazi të Kupës së Botës, si trajner.
Ai nuk ka festuar kurrë një gol si Tite, nuk ka provokuar kurrë si Louis van Gaal dhe asnjë lojtar nuk e ka braktisur atë sikurse Rigobert Songun e Kamerunit siç bëri Andre Onana.
Trajneri francez mbushi dhjetë vjet në krye të Francës më 8 korrik. Që kur ai zëvendësoi Laurent Blanc, ‘Gjelat’ kanë arritur rezultate të mëdha në garat më të rëndësishme si:
Brazil 2014: humbi në çerekfinale kundër Gjermanisë
Euro 2016: humbi finalen nga Portugalia
Rusia 2018: Kampion pasi mundi Kroacinë
UEFA Liga e Kombeve 2021 : Kampion duke mundur Spanjën
Deschamps është në mesin e grupit të përzgjedhur, prej tre personash që arritën lavdinë kulmore si lojtar dhe trajner, së bashku me Mario Zagallon dhe Franz Beckenbauerin.
Gjithashtu, nëse mposht Argjentinën, do të barazohet me Vittorio Pozzon, i vetmi trajner që ka arritur të fitojë dy Kupa Bote, me Italinë në 1934 dhe 1938.
Tani, ku dhe si u rrit ky francez që gjatë gjithë karrierës së tij korri tituj kudo, që e bëjnë një fitues të lindur?
Zgjedhja që përcaktoi personalitetin e tij
Më 15 tetor 1968, ai lindi në Bayonne, në jugperëndim të Francës. Ai ishte fëmija i dytë i Ginette dhe Pierre. Nëna e tij punonte, ndërsa babai i tij ishte piktor. Didier i ka pëlqyer gjithmonë të gjitha sportet: basketboll, ragbi, hendboll, atletikë, not dhe padyshim futbolli.
Në fakt, ai madje fitoi një garë prej 1000 metrash në atletikë. Megjithatë, ragbi dominoi jetën e tij, diçka që ndryshoi kur ai ishte 11 vjeç dhe kuptoi se rivalët e tij ishin shumë më të fortë se ai.
Kështu, ai vendosi për futbollin. Klubi Genets d’Anglet dukej se ishte fati i tij, por jo. Menjëherë pas anëtarësimit, Didier u largua: pasi kishte studiuar se asnjë lojtar i njohur nuk kishte ardhur prej atij klubi. Prindërit, të hutuar, e lanë djalin e tyre të vepronte si të donte dhe Deschamps zgjodhi Aviron Bayonnais , një institucion që aktualisht luan në kategorinë e pestë të futbollit francez dhe që, pas titullit të Euro 2000, e nderoi atë, duke e quajtur stadiumin e tyre “Stade Didier Deschamps”.
Tragjedia që përfshiu familjen e tij
Në moshën 15 -vjeçare, ai paketoi valixhet, udhëtoi pak më shumë se 500 kilometra nga shtëpia dhe u transferua në Nantes, pasi kishte një propozim nga klubi i qytetit. Atje ai u takua dhe lidhi miqësi me Marcel Desailly.
Më vonë, të dy do të ndajnë një ekipe të mëdha si Marseille, Chelsea dhe Kombëtarja e Francës. Ai bëri debutimin e tij në Ligue 1 me ‘kanarinat’ dhe shpejt u bë kapiteni i ekipit.
Pozicioni i tij në fushë? Një mesfushor qendror mbrojtës, me spastrim dhe shpërndarje të lojës, i cili gjeneronte edhe lojën sulmuese.
Megjithatë, jeta i dha një goditje të tmerrshme. Për Didier dhe gjithë familjen e tij. Vëllai i tij tre vjet më i madh, Philippe, vdiq në një aksident aeroplani në fund të vitit 1987: Fluturimi Air Littoral 1919, që i përkiste Air France, u rrëzua në një pyll përpara se të ulej në Bordeaux për shkak të gabimit të pilotit.
Në errësirë dhe vetëm 19 vjeç, Didier u bë më i fortë për të vazhduar përballjen me karrierën e tij. “Është diçka me të cilën jeton. Nuk mund ta harrosh kurrë. Jeton ndryshe, të ngurtëson”, kishte thënë ai një herë në Canal +.
Deschamps, një lojtar që është mësuar të festojë
Në vitin 1989 ai nënshkroi për Olympique Marseille. Ai fitoi dy kampionate dhe Ligën e Kampionëve në vitin 1993. Ky titull nënkuptonte të parin dhe deri tani të vetmin Ligë të Kampionëve që një klub francez fitoi. Në finale ata mundën Milanin e Fabio Capellos , i cili kishte një ekip plot yje si Marco van Basten, Paolo Maldini, Franco Baresi, Alessandro Costacurta, Roberto Donadoni, Demetrio Albertini dhe Frank Rijkaard.
Pastaj erdhën më shumë trofe, duke e vazhduar me Juventuin, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 1996 dhe Kupën e Botës për klube në të njëjtit vit.
Me Francën ai u shpall kampion bote duke qenë kapiten, ndërsa më pas edhe Kampionatin Evropian.
Valencia ishte klubi i tij i fundit. Së bashku me Roberto Ayala, Mauricio Pellegrino, Kily Gonzalez dhe Pablo Aimar, plus Hector Cuper në stol, ai ishte një hap larg fitimit të tij të tretë të Ligës së Kampionëve. Bayern Munich përfundoi duke fituar me penallti.
Megjithatë, lëndime të ndryshme shkaktuan daljen në pension të tij në moshën 32 vjeçare.
Versioni si trajner i Deschamps
Për të arritur kulmin e profesionit të tij, Didier kaloi dhjetë vjet duke menaxhuar tre klube.
E nisi me Monacon, ku fitoi titullin dhe luajti për herë të parë në historinë e klubit në një finale të Ligës së Kampionëve, në të cilën ata humbën kundër Portos së Jose Mourinhos në vitin 2004.
Ai pastaj mori drejtimin e Juventusi në Serie B, ku pas një viti e ktheu në elitë.
Deschamps pastaj u kthye te Olympique Marseille, ku e fitoi titullin në vitin 2010, ndërsa në tre vite mori edhe pesë trofe të tjerë.
Francezi u zgjodh për të marrë drejtimin e ‘Les Bleus’ në viti 2012, ku pjesa tjetër është histori.
Ai është i martuar me Claude Antoinette që nga viti 1989, dhe ka një djalë, Dylan (26 vjeç), që gëzojnë suksesin e tij të vazhdueshëm.
Këtë të diel, në finalen e madhe kundër Argjentinës, ata do të presin që Didier të vazhdojë të thyejë rekorde për t’u bërë trajneri më fitues i të gjitha kohërave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe ‘prekur pa pëlqim’ gratë e futbollistëve
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në ‘një nga transferimet më fitimprurëse në histori’ – tejkalon edhe atë të Neymarit
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti
Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho befasoi trajnerin dhe lojtarët e Kasimpasas
Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025