Reperi Sean "Diddy" Combs është përballur me akuza të reja për trafikim seksual, duke e çuar numrin e viktimave të dyshuara në tre.

Aktakuza e re, e ngritur nga prokurorët të enjten, nuk shton vepra të reja penale, por zgjeron periudhën kohore të dyshimeve dhe përfshin dy gra të tjera.


Combs, i cili do të dalë në gjyq më 5 maj, i ka mohuar të gjitha akuzat. Avokati i tij, Marc Agnifilo, e cilësoi teorinë e prokurorisë si "të metë" dhe mohoi pretendimet se ish-të dashurat e tij ishin viktima të trafikimit, shkruan DailyMail.

94707135 14344421 image a 13 1738281273777

Aktakuza pretendon se Diddy ka transportuar viktimat dhe punonjëse seksi përtej kufijve shtetërorë dhe ka përdorur drogë për t’i manipuluar në marrëdhënie seksuale.

Një nga viktimat e dyshuara është këngëtarja Cassie Ventura, e cila e akuzoi atë për dhunë seksuale dhe fizike në një padi të ngritur në 2023, të cilën ai e zgjidhi menjëherë pa pranuar fajësinë.

94707127 14344421 image a 12 1738280984223

Përveç akuzave për trafik seksual, Combs po hetohet edhe për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me rrëmbime dhe shpërndarje droge që nga viti 2004.

Substancat e dyshuara përfshijnë kokainë, ketaminë, oksikodon, metamfetaminë dhe kërpudha halucinogjene.

Ai përballet gjithashtu me dhjetëra padi të tjera për sulm seksual dhe ngacmim, të cilat i ka mohuar të gjitha. /Telegrafi/

94707129 14344421 image a 14 1738281799619