Rreth 300 biznese nga diaspora të vendeve të ndryshme të botës sot morën pjesë në hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, me qëllim që të inkurajon edhe më tej afarsitët nga diapsora për të investuar në Kosovë.
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka thënë se promotor i zhvillimit ekonomik është diaspora me dërgesa prej rreth 1 miliardë euro në vit, por kërkoi që të thellohet edhe më tej ky bashkëpunim edhe në fushën e investimeve.
Ai ka ftuar afaristët nga diaspora që të bëhen pjesë edhe e procesit të privatizimit në Kosovës.
“Pas pavarësimit të Kosovës kemi menduar se investimet direkte të huaja do jenë motori i zhvillimit ekonomik të vendit tonë, me kohë e kemi parë se motori real i zhvillimit ekonomik të vendit tonë jeni ju diaspora, bizneset e huaja por edhe remitencat që ju i dërgoni. 1 miliardë euro i marrim nga remitancat nga ju plus investimet kryesore vijnë nga ju në kuptim të investimeve direkte në Kosovë. Qëllimi i këtij takimi edhe sot edhe shumë takime që kemi pasur bashkë është që si të thellohet ky bashkëpunim, që të përmirësohet ky bashkëpunim. Për shembull ne iu ftojmë këtu që të merrni pjesë edhe në procesin e privatizimit”, theksoi Gashi.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova dhe shteti i saj e ka një sfidë të madhe, dhe ky vend ka nevojë për afaristët e diasporës.
Limaj ka ftuar bizneset e diasporës që investojnë në Kosovë, sepse sipas tij, ka mundësi të jashtëzakonshme për të investuar dhe për të fituar.
“Ne nuk po kërkojmë ato ndihma që i keni dhënë dikur për Kosovën. Ne sot po kërkojmë, që ejani, jetoni, punoni në këtë vend tuaj. Gjeni mundësinë dhe interesat. Ajo çka ne po ju ftojmë është, ejani shikoni interesat tuaja këtu. A ka gjë më mirë se sa me i shërbyer vendit tendë, duke fituar. Ne kemi nevojë shumë për juve. Ne identifikohemi me sukseset e juaja në diasporë”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se Kosova ka plotësuar gjithë infrastrukturën e përgjithshme që ofrojnë kushte për investime.
Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet- për njerëzit dhe bizneset.
Në hapje të aktivitetit “Java me bizneset e diasporës”, Majko ka vlerësuar se shqiptarët janë në ditët më të mira si komb, sepse është kaluar nga mbijetesa në normalitet.
“Ne shqiptarët jemi kudo njëlloj, pjesën më të madhe të asaj që e quajmë konkluzione e realizojmë tek kafja, tek dreka, tek darka. Sinqerisht, duke bërë pak humor, nuk kisha ndërmend të vija në këtë takim në qoftë se delegacioni që u drejtua nga zoti Limaj para disa ditësh në Tiranë ndau përfundimisht që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet por do të hapet për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve”, ka thënë Majko.
Ndërsa, njëri ndër afaristë më të suksesshëm shqiptar, Lazim Destani kryetar i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, duke kërkuar lehtësira dhe eliminimin e barrierave për investime ka thënë se është e nevojshme të krijohet një Odë Ekonomike e Diasporës në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi për të qenë më afër investitorëve nga diaspora.
“Kisha një porosi për qeveritë tona apo institucionet e caktuara për lëmi të ndryshme të mendojmë pak më shumë, të caktojnë njerëz të cilët kuptojnë anën e biznesit apo ekonomisë për të pasur dhe fituar një besim më të madh i biznesmenëve të diasporës”, theksoi Destani.
Sytrime Dervisholli nga MTI ka prezantuar manualin për investuar dhe klimën e të bërit biznes në Kosovë. Endrit Pllashniku nga Riinvest ka prezantuar një analizë për mundësitë dhe sektorët me potencialet për investime. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij