LAJMI I FUNDIT:

BE: Dialogu të jetë prioriteti i jashtëm më i rëndësishëm i Kosovës

BE: Dialogu të jetë prioriteti i jashtëm më i rëndësishëm i Kosovës
Peter Stano- zëdhënësi i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë

Bashkimi Europian po e sheh të udhës që institucionet e reja të Kosovës të kapin mundësinë që po iu ofron me lehtësimin e dialogut me Serbinë për të arritur që të përmbyllin me sukses një marrëveshje për pajtim.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë për Klankosova se prioritetet që ka caktuar kryeministri Albin Kurti janë shumë të rëndësishme për Kosovën, por kjo sa u përket punëve të brendshme.

Dialogu, sipas tij, është prioriteti më i rëndësishëm i jashtëm që Kosova ka përpara.


“Kur bëhet fjalë për prioritetet e Qeverisë, nuk ka konkurrencë në mes prioriteteve individuale. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Por, në të njëjtën kohë dialogu është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si i ndarë apo që s’përputhet me prioritetet tjera që i ka përmendur kryeministri”, ka thënë Stano për portalin.

Kurti edhe këtë të mërkure bashkë me zëvendësen e tij, kryediplomaten Donika Gërvalla, kanë ripërsëritur prioritetet qeverisëse në një takim virtual me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Europian në Kosovë.

Ai para tyre ka përsëritur se prioritetet e Qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.

Temën e dialogut në këtë takim e ka prekur ministrja Gërvalla, e cila ka thënë se e mirëpret interesimin e BE-së për dialogun, por se me rëndësi është fokusi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

Por, tjetër fokusim të Kosovës në politikën e jashtme po pret BE-ja.

“BE-ja dhe shtetet anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë që kanë përpara tyre për të sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, ka thënë Stano.

Në anën tjetër, Stano nuk ka bërë të ditur për datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke shtuar se kjo do të njoftohet në një kohë të përshtatshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori