Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të përfundonte me sukses tash e një kohë.
Kur ka nisur mandatin Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për këtë dialog më 2020, ai ka thënë me besim të plotë se synon të arrijë marrëveshje përfundimtare brenda muajve, jo viteve, transmeton rel.
Ai me raste ka qenë edhe më optimist, duke thënë se palët duhet të ulen për të biseduar së bashku për një javë dhe të merren vesh për të gjitha hollësitë.
Megjithatë ja ku jemi. Bisedimet kanë shënuar pak përparim më 2021.
Kjo për fajin e një dështimi të jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian që nuk ka arritur ta menaxhojë këtë situatë.
Ballkani Perëndimor është, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë gjeografik, në oborr të bllokut evropian, dhe ndonëse tani janë krijuar kushtet për marrëveshje, BE-ja nuk e ka fuqinë që të arrijë diçka të tillë kryesisht për shkak të çështjeve të brendshme.
Dhe në këtë gjë as mos dyshoni. Palët janë në qiellin e njëjtë politik tani për tani. Si në Prishtinë, kryeministri, Albin Kurti ashtu edhe në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tani janë liderë të pakontestueshëm.
Ata kanë mandate politike për të arritur marrëveshje, dhe atë me jo shumë mosmarrëveshje nëpër vendet e tyre.
Mandati i përbërjes aktuale të Komisionit Evropian zgjat deri më 2024, prandaj të gjithë aktorët e sagës, duke nisur nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, janë duke hyrë në mes të mandatit, kur po ndodhin këto çështje të mëdha.
Jashtë territorit të saj, BE-ja e ka në krah një Shtëpi të Bardhë bashkëpunuese, e cila është në linjë me Brukselin sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe një president amerikan, i cili ka edhe tre vjet për të riparuar lidhjen e dëmtuar transatlantike.
Tani skena është gati, por aktorët refuzojnë të kryejnë pjesët e tyre.
Një mori zyrtarësh, kryesisht nga Brukseli drejtojnë gishtin te Kurti.
Kokëfortë dhe i sigurt, ai, në krahasim me politikanët tjetër kosovarë, ka qasje tjetër ndaj dialogut, të cilët shpesh janë akuzuar në shtëpi se janë duke iu përulur presionit të Serbisë.
Tani Vuçiq ka dikë tjetër përballë.
Në dialogun e nivelit më të lartë në Bruksel këtë vit, Kurti ka habitur si Beogradin, ashtu edhe Lajçakun, duke kërkuar drejtpërdrejt që bisedimet të fokusohen në njohje – tabu diplomatike më parë – dhe se Kosova duhet të jetë subjekt dhe jo objekt i këtyre bisedimeve.
Më vonë, pas një takimi të ekipit të Kosovës në Bruksel, është parë diçka e pazakontë.
Borrell e ka qortuar Kurtin për dështim të zbatimit të një marrëveshjeje të nënshkruar vite më parë për krijim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Dhe jo vetëm kaq. Borrell, në vend që të ishte ndërmjetësues neutral, ai ka pozicionuar veten në anën e Beogradit dhe ka qenë hapur antagonist ndaj një bashkëbiseduesi, diçka e pazakonshme për një kryediplomat të bllokut evropian.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, është çështja kyçe që po bllokon tani procesin e dialogut.
Serbia është duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe nuk i intereson pse Prishtina përmend mungesën e zbatimit të gati të dy të tretave të marrëveshjeve të arritura në dekadën e fundit.
Nuk i bën përshtypje as që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë idenë e këtij Asociacioni, pas shqetësimeve se ai mund të krijojë një situatë të ngjashme sikurse Republika Sërpska në Bosnje-Hercegovinë – entitet që jo vetëm po frenon përparimin e shtetit, por edhe është de fakto nën komandën e Beogradit.
Ndonëse Serbia dhe Bashkimi Evropian janë në të njëjtën mendim, ende ka pak mundësi që të shohim zhbllokim më 2022.
Shtetet e Bashkuara pritet të rrisin presionin ndaj Kurtit dhe ndonëse ai mund të ketë ardhur në përfundim se politikisht ka pak mundësi që të fitojë nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, megjithatë dëshiron të Uashingtoni të ketë pikëpamje të mirë për të.
Prandaj, askush nuk duhet të befasohet nëse arrihet një marrëveshje e përhershme për targat e makinave, që pothuajse çoi të dyja shtetet në konflikt më 2021.
Nëse një arritje e tillë do të mund të rezultojë me përparim të mëtejmë, nuk e di askush, mirëpo bisedimet kanë pak mundësi të kenë një epilog.
Dhe kjo edhe për faktin se Brukseli ka pak për të ofruar për të dyja palët.
Edhe nëse Serbia i jep fund marrëdhënies së saj me Kosovën para anëtarësimit në BE, ende do t’i duhet të paktën edhe një dekadë për t’u bërë pjesë e bllokut evropian.
Procesi i zgjerimit nuk ka shumë siguri në vete, andaj pse Vuçiq do ta prishte imazhin e tij në Serbi, duke e tregtuar çështjen e Kosovës me një rrugë të paqartë drejt Brukselit?
Po Kosova çka fiton? Është edhe më poshtë në renditjen e vendeve të ardhshme në BE. Jemi duke diskutuar për dekada këtu. Ajo çfarë dihet me siguri tani është se Brukseli nuk po mund të realizojë dy gjëra për Prishtinën në këtë kohë: liberalizimin e vizave dhe njohjen e shtetësisë.
Sa i përket të parës, disa vende anëtarë thjesht nuk duan të veprojnë, ndërsa sa i përket të dytës, Qiproja dhe Greqia mbeten më kundër se kurrë për njohjen e shtetësisë së Kosovës si shtet sovran.
Por kjo nuk nënkupton se tri vendet tjera mosnjohëse, Rumania, Sllovakia dhe Spanja do të veprojnë ndryshe.
Brukseli është i pafat për këto çështje dhe kjo situatë pritet ta përjetojë edhe më 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i Komisionit Evropian: Shqiptarët nuk i besojnë më njëri-tjetrit
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu…
Klekovski: Spitalet në Shtip, Manastir dhe Tetovë ose do të trajtojnë me terapi biologjike ose nuk ka nevojë për reparte onkologjike që nuk funksionojnë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës