Kompromisi që duhet të bëjë Kosova për ta lëvizur përpara dialogun me Serbinë është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thonë njohës të zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.
Ata thonë se në këtë mënyrë duhet kuptuar edhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës, për të arritur deri te njohja reciproke me Serbinë, “duhet të bëjë kompromise”.
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, edhe sot ka përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas mediave serbe ai e tha në një përgjigje me shkrim në pyetjen e eurodeputetes franceze Dominique Bilde, nëse BE-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës që ta përmbushë marrëveshjen e arritur në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, Borrell tha se pret që të zbatohet gjithçka që është rënë dakord, transmeton Telegrafi
“Të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me mbështetjen e BE-së janë lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. BE-ja vazhdimisht u kujton të dyja palëve obligimet e tyre të paplotësuara në kuadër të dialogut dhe pret që të gjitha marrëveshjet nga dialogu të zbatohen plotësisht. Këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Borrell.
Autoritetet e Kosovës këmbëngulin se rezultat përfundimtar i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duhet të jetë njohja reciproke, por nga Qeveria nuk e kanë komentuar deklaratën e diplomatit amerikan.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ligjërues i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se udhëheqësit e Kosovës duhet t’i kushtojnë vëmendje të posaçme secilit qëndrim të Escobarit.
Sipas tij, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, priten kompromise, por jo të tilla që e prekin statusin e shtetit sovran.
“Ato mund të nënkuptojnë realizimin praktik të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo ndonjë element tjetër, i cili, në asnjë mënyrë, nuk e cenon shtetësinë e Kosovës. Është bërë e qartë që as Bashkimit Evropian dhe as SHBA-së nuk u konvenon një Republikë Sërpska e dytë në Kosovë dhe kjo është larguar nga agjenda”, thotë Muhaxhiri, duke iu referuar entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë që njihet si Republika Srpska.
Por, shton Muhaxhiri, “është e pritshme dhe e logjikshme që për një kompromis të madh të Serbisë – që është pranimi në ndonjë formë i shtetësisë së Kosovës – edhe Kosova të bëjë ndonjë lëvizje pragmatike”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson BE-ja. Zbatimi i marrëveshjes në terren, megjithatë, ka ngecur.
Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
Serbia, në anën tjetër, këmbëngul në formimin e tij.
Gogiq: Pa Asociacionin, Beogradi gjen justifikim
Politologu serb, Ognjen Gogiq, i cili vjen nga Mitrovica e Veriut, thotë se e sheh me rezerva deklaratën e Escobarit.
Sipas tij, kjo deklaratë nuk është në harmoni me deklaratat e mëparshme të zyrtarëve amerikanë, se qëllim idialogut është njohja e Kosovës nga Serbia dhe se në këtë pikë nuk ka hapësirë për kompromis.
Gogiq thotë se deklarata e Escobarit më shumë ka të bëjë me përmbajtjen e bisedimeve që ai ka zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd.
Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë qëndruar në Kosovë dhe Serbi në fillim të këtij muaji.
“Në fakt, ata sollën porosinë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen. Porosia e tyre në Prishtinë ishte që Prishtina t’i zbatojë të gjitha ato që i ka marrë obligim, në mënyrë që më pas Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja të mund të bëjnë presion mbi Serbinë që ta njohë Kosovën”.
“Ata e kanë të qartë se, përderisa Prishtina nuk i zbaton të gjitha obligimet e veta, në mesin e të cilave është edheformimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Beogradi gjithmonë do ta ketë arsyetimin se pse nuk e njeh Kosovën dhe pse nuk hyn në marrëveshjen përfundimtare”, thotë Gogiq.
Ofrimi i alternativave të pranueshme
Pavarësisht se Escobar ka deklaruar se Kosova duhet të bëjë kompromise për të arritur njohjen reciproke me Serbinë, çështja e kompromisit nuk përmendet në mesazhet e fundit të zyrtarëve më të lartë amerikanë, presidentit Joe Biden dhe sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar Kosovës me rastin e shënimit të 14-vjetorit të pavarësisë së saj, më 17 shkurt.
Ata kanë bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas Muhaxhirit, presioni i faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, është rritur.
Ai thotë se Escobar, i cili ka marrë pozitën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor në shtator të vitit 2021, ka sjellë energji të re dhe të madhe në raport me dinamikën e dialogut.
Muhaxhiri shpreh mendimin se Escobar e ka një plan lidhur me dialogun dhe se ai i artikulon idetë e Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me këtë proces.
“Kjo në asnjë mënyrë nuk guxon të hasë në indiferencë nga ana e lidershipit kosovar, por duhet të ketë mobilizim të madh të të gjitha potencialeve, të brendshme dhe të jashtme, institucionale dhe jashtë-institucionale, në mënyrë që Kosova të jetë kreative në ofrimin e alternativave, të cilat janë të pranueshme për aleatët tanë ndërkombëtarë, si dhe për Serbinë, por që nuk e dëmtojnë substancën e shtetësisë së Kosovës”, thotë Muhaxhiri, për REL
“Kosova nuk ka çfarë të ofrojë si kompromis”
Politologu Gogiq nuk pret ndonjë presion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me ndonjë kompromis eventual, në mënyrë që të hapet rruga për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Kosova, sipas tij, “nuk ka se çfarë të ofrojë si kompromis”, ndërsa kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës, shton ai, kanë qenë qartë të radhitura edhe gjatë takimit të Escobarit me krerët institucionalë të Kosovës.
Ai thotë se Kosovës i është kërkuar formimi i Asociacionit, respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin e 24 hektarëve tokë dhe pyll të Manastirit të Deçanit, si dhe lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, në mënyrë që më pas presioni ndërkombëtar të kalojë mbi Serbinë.
Formimin e Asociacionit, thotë Gogiq, Kosova e ka marrë obligim duke e ratifikuar marrëveshjen për të edhe në Kuvendin e saj.
Ai thotë se Serbisë i konvenon që Kosova të mos e formojë Asociacionin, sepse kjo i shërben si shkas që të mos e vazhdojë dialogun.
“Unë mendoj që mosformimi i Asociacionit është vetëm justifikim dhe Serbia dëshiron që Asociacioni të mos formohet dhe në këtë mënyrë të ruhet status quo-ja. Mendoj që ajo çfarë nënkuptohet me kompromisin, është formimi i Asociacionit”, thotë Gogiq.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se a ia kanë bërë të qartë zyrtarët amerikanë se çfarë nënkupton kompromisi, të cilin e përmend Escobar, si dhe a është e gatshme Qeveria të ofrojë ndonjë formë të kompromisit për njohje të ndërsjellë me Serbinë, por, deri në publikimin e këtij teksti, Qeveria nuk është përgjigjur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në gjendje të dehur i dëmtoi me thikë gomat e veturës së vëllait, arrestohet i dyshuari

MPB zbardh rastin e kërcënimeve me bomba në shkolla, e-mailet janë dërguar nga dy të mitur

“Kosova do të mbetet e pavarur”, kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?