LAJMI I FUNDIT:

Dhuro libër, dhuro dashuri!

Dhuro libër, dhuro dashuri!
Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Librit shënohet për vit me datën 14 shkurt dhe Kosova është një prej 44 shteteve që po e popullon këtë nismë vullnetare 9 vjeçare.

Synimi i kësaj dite është ta rrisë qasjen e fëmijëve tek librat dhe ta shtojë entuziazmin e të vegjëlve për ta eksploruar botën e të lexuarit. Gjatë 14 shkurtit, Libraria Dukagjini iu fton që t’i dhuroni libër një fëmije, miku, familjari apo personi të afërt. Leximi i librave krijon lidhje më të fortë emocionale në mes prindit dhe fëmijës dhe në të njëjtën kohë natyrshëm kultivon shprehinë dhe shton dashurinë për lexim.

Përveç personave të afërt, ju rekomandojmë të ofroni libra edhe për fëmijët në spitale, strehimore apo organizata tjera që iu mundëson atyre pikërisht qasje që të zhyten në ngjarje fantastike, të mistershme dhe shpresëdhënëse.


Të lexuarit është një prej mënyrave më produktive për zhvillimin e shëndetshëm mental dhe konsolidimin e vetëbesimit tek çdo lloj moshe, e sidomos tek fëmijët.

Bashkohu në këtë nismë. Dhuro me dashuri ndonjë libër që ty të ka pëlqyer. Ndaje dashurinë!