Festa e Shën Valentinit është shumë afër. Nëse akoma nuk keni vendosur se cila është dhurata e duhur për partnerin tuaj atëherë Libraria Dukagjini sjellë një numër propozimesh të librave më të njohur të cilët mund të jenë dhurata e përkryer e Shën Valentinit.
Për më të shtrenjtën dashuri nga Helen Exley
Ky libër është një dhuratë e çmuar e mbushur jo vetëm me fjalë por edhe ndjenja të cilat duam të shprehim te më të dashurit tanë.
Mos harro të më puthësh nga Alexandre Jardin
Mos harro të më puthësh ose “Zebra” u botua për herë të parë në 1988. Gaspar Egërshani është i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën i cili gëzon nofkën “Zebra”. Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para dhe tani çifti vdesë nga heshtja. Ky libër është një përshkrim mbi romancën dhe përpjekjet e një bashkëshorti për të rizgjuar pasionin.
The Course of Love nga Alain de Botton
Një roman i shkëlqyer për dashurinë dhe martesën në botën moderne. Në këtë libër tregohet se si dashuria moderne nuk është kurrë e lehtë dhe si shoqëria është e fiksuar me tregimet e romancës.
Pylli Norvegjez nga Haruki Marakami
Romani është një histori nostalgjike e një studenti të quajtur Watanabe të cilin e përshkruan duke krijuar marrëdhënie me dy gra shumë të ndryshme, Naoko-n e bukur dhe emocionalisht të trazuar, dhe Midori-n një vajzë e gjallë dhe plot jetë. Historia ndodh në Tokio në fund të viteve 1960, në një kohë kur studentët japonezë, si ato të shumë popujve të tjerë, po protestonin kundër rendit të vendosur.
Dashuria në kohërat e kolerës nga Gabriel G. Marquez
Ky është një libër i bazuar në histori dashurie dhe emocionesh tronditese. Marquez ka shkruar këtë roman për dashurinë dhe është padyshim një perlë të cilën ja vlen ta lexoni dhe gjithashtu ta bëni dhuratë.
Telashe dashurie nga Adele Parks
Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se ai është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
Letra e harruar nga Nina George
Një libër i mbushur me ndjenja, një histori dashurie pasionante.Ky libër ju drejtohet të dashuruarve dhe zemrave të thyera dhe është padyshim një dhuratë e përkryer për partnerin.
Më shiko nga Nicholas Sparks
I pasur me emocione dhe me ngjarje që të mbajnë pezull, romani “Më shiko” na kujton se ndonjëherë dashuria pasqyrohet përmes krizave që kërcënojnë të na shkatërrojnë dhe se mund të mos jetë gjithnjë e lehtë për t’i njohur ata që na shikojnë ashtu siç jemi me të vërtetë.
50 Shades of Grey nga E. L. James
Trilogjia e 50 Shades of Grey shumë shpejtë do t’ju obsesionojë. Një histori e bukur dashurie mirëpo edhe më ndryshe se ato që kemi lexuar më parë.
The notebook nga Nicholas Sparks
Kur bëhet fjalë për historitë e dashurisë, Nicholas Sparks është një nga mbretërit e padiskutueshëm për krijimin e tyre. ”The Notebook” është një nga librat e tij më të njohur të autorit dhe një histori e mahnitshme dashurie.
Rregullat e dashurisë nga Richard Templar
Një libër i bukur që tregon një kod personal për të krijuar marrëdhënie më të lumtura dhe më të përmbushura. Në këtë edicion të ri, Richard Templar ka shtuar 10 rregulla të reja për të ndihmuar lidhjet tuaja të jenë dhe më të dobishme.
Një libër i vogel për bashkëshorten & bashkëshortin
Një libër i vogël por me rëndësi të madhe. Ky libër është i mbushur me dedikime për personin në fjalë dhe është dhuratë e përkryer për më të dashurin tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!