LAJMI I FUNDIT:

Dhuratat prej një milion dollarësh të Musk mund të vazhdojnë, thotë gjykatësi i Pensilvanisë

Dhuratat prej një milion dollarësh të Musk mund të vazhdojnë, thotë gjykatësi i Pensilvanisë

Dhuratat prej një milion dollarësh të Elon Musk mund të vazhdojnë deri në zgjedhjet presidenciale të nesërme, ka vendosur një gjykatës në Pensilvani, shkruan Sky News.

Në një padi Musk akuzohej për operim të një lotarie të paligjshme, dhe përpjekje për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet presidenciale mes Kamala Harris dhe Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Miliarderi kontrovers premtoi se do të jepte një milion dollarë çdo ditë për votuesit e regjistruar në shtetet e luhatshme, që kanë nënshkruar peticionin e tij për lirinë e fjalës në internet dhe të drejtat e armëve.


Një milion dollarët e parë iu dhanë një burri të quajtur John Dreher, gjatë një fushate në Pensilvani më 19 tetor.

Prokurori i qarkut të Filadelfias, Larry Krasner, e kishte quajtur lotarinë një mashtrim që shkel ligjin zgjedhor të shtetit dhe kërkoi që të mbyllej.

Fituesit e lotarisë nuk fituan rastësisht, por në vend të kësaj janë paguar, thanë avokatët e Musk sot në gjykatë.

Avokati i Musk, Chris Gober, tha se dy përfituesit e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të së martës, do të jenë në Arizona të hënën dhe Michigan të martën.

“Përfituesit e një milion dollarëve nuk janë zgjedhur rastësisht. Ne e dimë saktësisht se kush do të shpallet si marrësi i një milion dollarëve sot dhe nesër”, shtoi Gober. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori