LAJMI I FUNDIT:

Dhunon pacientët në “Bardovcë” të Shkupit dhe videot i shpërndan në rrjetet sociale

Dhunon pacientët në “Bardovcë” të Shkupit dhe videot i shpërndan në rrjetet sociale

Kështu keqtrajtohen pacientët në Spitalin psikiatrik në Shkup nga një person që është tek reparti i të burgosurve, njofton KlanM.

I keqtrajton pacientët, i dhunon fizikisht e më pas i publikon videot në rrjetet sociale, por në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka asnjë evidencë për dhunën e ushtruar në Bardovcë.

”Ju informojmë se në periudhën prej 01.01.23 deri më 18.04.23 nuk ka të paraqitur asnjë rast dhune në spitalin psikiatrik në Bardovcë”, thonë nga MPB.


Por ka evidencë për rastin që ndodhi mbrëmë, derisa ekipi i “Klan Maqedoni” ishte në këtë institucion. Agresori, një ish boksier, u bë viktima.

”Më datë 19.04.23 është paraqitur në SPB Shkup se në ora 12:25 pas një zënke verbale, B.SH 37 vjeçar nga Velesi, me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndim personit D.S 33 vjeçar nga Negotina. Të dytë mjekohen në këtë institucion. Po merren masa për pastrimin e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Jo rrallë herë viktima të dhunës janë edhe mjekët. Agresorët zakonisht janë ata që qëndrojnë në repartin që duhet të kryej funksionin e burgut dhe ku qëndrojnë persona që kanë kryer vepra të rënda penale. Në këtë repart nuk ka as sigurim privat, e as polic. Pacientët që janë në gjendje diskutabile psikike, ushqehet me lugë, pirunë dhe thika të metalit, që zakonisht përdoren si armë për të sulmuar. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori