Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale "Dhunim në tentativë".

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.L dhe të njëjtit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.


"Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i  pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/