Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi sipas policisë i njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër.

Ngjarja kishte ndodhur në Ranilluk të Gjilanit.


E pas kësaj policia bënë të ditur që me urdhër të prokurorit ky person i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/