LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një femër në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Dhunohet një femër në Gjakovë, i dyshuari në arrati
Foto: Ilustrim

Një vajzë nga Gjakova ka raportuar se është dhunuar nga një mashkull, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë ngjarja kishte ndodhur më 12.08.2022, mirëpo gjerë më tani i dyshuari nuk është hasur nga policia.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është kërkuar nga policia por nuk është hasur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, njofton policia.


Rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/