LAJMI I FUNDIT:

Dhunë në familje dhe rrahje, për 24 orë pesë të arrestuar edhe dy raste nën hetime në Kosovë

Dhunë në familje dhe rrahje, për 24 orë pesë të arrestuar edhe dy raste nën hetime në Kosovë
Foto: Ilustrim

Brenda 24 orëve në Kosovë, pesë persona janë arrestuar, ndërkaq edhe dy raste janë nën hetime nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të PK-së, rastet janë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj, Klinë, Vushtrri e Mitrovicë.

Në Prishtinë është regjistruar një rast i dhunës në familje, ku dyshohet se vëllai kishte sulmuar motrën të shtunën, ndërkaq është arrestuar të dielën.


Rastet e tjera kanë të bëjnë me persona të cilët janë rrahur mes vetes, ku janë arrestuar edhe katër të tjerë, ndërkaq një rast në Ferizaj dhe ai në Mitrovicë ku djali theri me thikë babin vazhdojnë të jenë nën hetime.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Prishtinë, 27.03.2021-15:00. Më datë 28.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i  njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të  dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rr. Brahim Ademi, Ferizaj, 28.03.2021 – 23:00. Persona të  pa njohur kanë  sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët janë  dërguar në tretman mjekësor, sipas raportit mjekësor  lëndimet janë të natyrës se rendë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante policore.

Fsh. Bërkovë, Klinë, 28.03.2021 – 19:34. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë  sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, sipas raportit mjekësor  viktimës  i  janë  shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Të  dyshuarit janë arrestuar , me urdhër të  prokurorit pas intervistimit të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 ore.  Rasti nën hetime.

Vushtrri, 27.03.2021-23:32. Janë arrestuar dy të  dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë rrahur në mes vete dhe deri sa viktima mashkull kosovar kishte ndërhyrë që t’i ndaj, njëri prej  të  dyshuarve e kishte goditur  në dorë me mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar ndihmën mjekësore dhe pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të  dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mitrovicë, 29.03.2021 – 00:04. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën  kosovar. Viktimës  i është  ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor  lëndimet janë  të  natyrës  së  lehtë. Ndërsa  i dyshuari është larguar në  drejtim të  panjohur. Në cilësi të provave materiale  është  konfiskuar  një thikë që  është  përdorur në  rast. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori