Dhuna në përgjithësi, dhe dhuna në shkolla në veçanti, është e lidhur ngushtë me fenomenin e delikuencës së të rinjve, përhapja e së cilës gjithashtu është në rritje në vitet e fundit dhe është duke marr përmasa shqetësuese.
Nga ana tjetër, trajtimi i sjelljeve të tilla asociale dhe agresive të nxënësve dhe fakti se zgjidhjet për këto dukuri kërkohen zakonisht në përjashtimin dhe izolimin shoqëror të këtyre të rinjve, qoftë ndërmjet masave disiplinore që ndërmarrin organet shkollore, dënimeve të ndryshme, ose në raste më të rënda me anë të izolimit të tyre në burg, nuk kanë dhënë rezultate në drejtim të parandalimit dhe zvogëlimit të dhunës në shkolla as në shtetet më të zhvilluara.
Prandaj, kërkimi i një zgjidhjeje më të mirë në kuadër të përfshirjes së plotë në shoqëri dhe në shkollë, përkatësisht trajtimi i barabartë i të gjithëve, pa marrë parasysh dallimet që mund të ekzistojnë në mesin e nxënësve në aspektin gjinor, përkatësisë kulturore e fetare, aftësive të tyre, qofshin ato intelektuale, fizike ose edhe sociale që ofrohet nëpërmjet gjithë përfshirjes, flet për rëndësinë e një filozofie të tillë.
Respektimi i secilit individ brenda tërësisë, pjesëmarrja e barabartë dhe aktive në shoqëri dhe në shkollë, si dhe ofrimi i përkrahjes për secilin nxënës në mbështetje për t’i tejkaluar vështirësitë që mund të shfaqen, qofshin ato fizike, akademike apo edhe shoqërore, paraqet mundësi të mirë për t’iu përgjigjur fenomenit të dhunës në shkolla dhe në shoqëri në përgjithësi.
Hulumtimet e bëra në këtë fushë janë bërë në bazë të intervenimit të ndryshëm të programeve në shkolla tona. Por, ndryshimet e programeve të tilla nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Kërkimet kryesisht janë bërë në arsimin fillor. Prandaj, ka qenë e nevojshme për ta shqyrtuar gjendjen në shkolla dhe raportet në mes nxënësve.
Format më të shpeshta të dhunës, janë: ngacmimi, detyrimi, përndjekja, dhuna psikologjike, dëmtimi, shkatërrimi i pasurisë, dhuna fizike… Por, duke mos harruar vrasjet që vetëm po shtohen dita e ditës si në Prishtinë, Mitrovicë dhe në gjitha rajonet e Kosovës.
Sado që një veprim i tillë tentohet të arsyetohet nga ushtruesit ose edhe urdhërdhënësit e shtytësve, dhuna rrallë mund të ketë efekte pozitive. Ajo mbjell dhe shkakton frikë, trauma e urrejtje, të cilat lënë plagë të pashërueshme shpirtërore.
Dhuna nuk është e kufizuar në llogaritje fizike, por kujdes duhet të jetë vëmendja dhe dhuna psikologjike, sepse ajo shpesh çon në përplasje fizike.
Dhuna ngërthen në vete efekt potencial negativ që dëmton shëndetin dhe mirëqenien e një individi. Ajo mund të jetë fizike, verbale, emocionale, seksuale, ose racore, dhe mund të drejtohet kundër një individi ose një grup individësh.
Shtimi alarmant i akteve të dhunës nëpër shkolla përcillet tek adoleshentët, mendësia e zgjidhjes me anë të forcës së të rriturve dhe çfarë përgjegjësish kanë prindërit dhe mësimdhënësit.
Psikologët e sociologët edhe pse në mungesë të madhe në shkolla, kot përpëliten, gati të pafuqishëm për ta ndryshuar deri në fund këtë fenomen kërcënues. Thjesht, ata arrijnë t’i zbulojnë vetëm shkaqet fillestare me shkaktarë të shumëllojshëm, duke përmbledhur si më kryesoret: paaftësinë e menaxhimit të institucioneve shkollore, jo qytetarinë, varfërinë, mëkatet e medias dhe tiparet e vetë moshës protagoniste.
Dhuna në shkolla, që po pasohet me raste të njëpasnjëshme alarmante, ndër shkaqet komplekse të saj, deri në ç’masë buron prej nderit të humbur?
Domethënë, nëse dikush fyen, dhunon emocionalisht a fizikisht dikë, atëherë ky i fundit ndihet i çnderuar në vetvete dhe prej të tjerëve, ndaj duhet medoemos të kundërpërgjigjet me të njëjtën masë ose edhe më shumë.
Kësisoj, dhuna shtohet dhe shumëfishohet, duke e çuar deri në ekstrem situatën, një mendësi dhe praktikë kjo që ka shkaktuar sa e sa konflikte dhe vrasje tek të rriturit, por që po përcillet dhe pasqyrohet edhe tek më të vegjlit.
Një shoqëri që nuk ka mundësi të prodhojë vlera, produkte, mirëqenie, atëherë edhe rregullat e sjelljes në atë shoqëri përgjithësisht bëhen rregulla të rrugës.
Në këtë kontekst shfaqet dhe kultivohet kultura e më të fortit, që në terma të tjerë quhet “e drejtë”, “nder”, “e mirë”, “moral”. Në shoqërinë tonë, njeriu është i suksesshëm dhe dominues me forcë dhe jo me vlera. Pavarësisht se shoqëria e etiketon si vlerë, në fakt është thjesht një nevojë për të mbijetuar në një shoqëri në tranzicion dhe ku institucionet janë në fazat e para të zhvillimit të saj.
Dukuria e dhunës në shkolla është pasojë edhe e dobësisë së lidhjeve mësues-nxënës-prindër-menaxhment i shkollës, paaftësi e mësuesve për të për të punuar dhe mungesë e vullnetit për të ndikuar. Mjaft mësues nuk e njohin sa duhet moshën e tyre dhe nuk janë të motivuar sa duhet për të ndikuar në këtë moshë tek fëmijët. Dhuna te fëmijët është pasqyra e asaj që ndodh në shoqëri.
Varfëria ndikon në mënyrën më absolute te sjellja e keqe dhe dhuna. Fëmijët sot janë përherë në një gjendje ankthi, që u krijohet si një tension mes një bote mediatike, e cila me imazhet, produktet që ofron, i bënë ata të ëndërrojnë një botë më të mirë, në kundërshtim me mundësitë për t’iu afruar këtij sistemi vlerash.
Dhuna dhe huliganizmi në mjediset edukativo-arsimore në Kosovë, tashmë janë bërë dukuri shqetësuese duke marrë edhe jetë fëmijësh.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sulmi terrorist në veri, Vuçiqi e anuloi konferencën për shtyp të Petkoviqit, duke i bërtitur: “Çka do të thuash ti, kush të dha leje?”

Politikani serb, Vuçiqit: Njëri terrorist i arrestuar në veri të Kosovës, kishte statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Sulmi terrorist në veri, Serwer propozime konkrete Perëndimit për Serbinë

Çka ndodh me armatimin dhe mjetet e tjera të sekuestruara në aksionin kundër grupit terrorist?

Sulmi terrorist në veri, Kurti e informon ambasadorin britanik: Ishte skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë

Policia konfiskon në Banjskë një veturë të sulmuesve – e njëjta mban stiker të regjistrimit në Serbi

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Arrestime, armatim i sekuestruar e reagime ndërkombëtare - e tëra që ndodhi përgjatë ditës së hënë

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist