LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje – pesë gra raportuan në Polici se u rrahën nga bashkëshortët e tyre

Dhuna në familje – pesë gra raportuan në Polici se u rrahën nga bashkëshortët e tyre
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.

Siç njofton Policia, nga dhuna në familje kanë pësuar pesë gra, transmeton Telegrafi.

Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastet.


Më poshtë gjeni rastet e dhunës në familje nëpër komuna:

– Podujevë 23.03.2021 – 02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

-Gllogoc, 23.03.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

– F. Kosovë 23.03.2021-19:00. Viktima femër kosovare , ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet

– Prishtinë 23.03.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

-Mitrovicë, 23.03.2021-19:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe vëllaun e saj, viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.   /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori